Ministrat e BDI-së nesër xhevap te Alia, cili do të shkojë te shpia?

Ministrat e Bashkimi Demokratik për Integrim në qeverinë e Zaevit, nesër sërish do të raportojnë para liderit të tyre Ali Ahmetit, për punët që i kanë bërë gjatë mandatit që kanë qenë. Siç mëson TetovaSot, Ahmeti do ti çortojë disa ministra për dobësinë e tyre si ministra ku edhe pritet edhe një ministër të jep dorëheqje për shkak të dobësisë së tij.

Nuk dihet ende se për cilin bëhet fjalë, por siç thuhet jo zyrtarisht dy ministra janë treguar shumë të dobët në qeverisje ku pritet që Ali Ahmeti të merr vendim se cilin do të shkarkojë.

Ministrat dhe funksionarët e BDI-së para Ahmetit gjithashtu do të diskutojnë për ngjarjet e fundit dhe për hyrjen e BESËS së Afrim Gashit në qeveri. Deri tani është spekuluar se nëse BESA e Gashit do të jetë pjesë e qeverisë, do ti takojë Ministria e Arsimit që udhëhiqet nga LSDM-ja, ndërsa LSDM-ja do të merr Ministrinë e Drejtësisë.

Gjithçka pritet që të mësohet nesër pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së BDI-së. E deri sa të përfundojë mbledhja djersët e ministrave nuk do të thahen.

In : Aktuale

Loading...
loading...