Ministri Cakaj përdor emërtimin sllav kur lajmëroi për konsullatën në Strugë, përmirëson gabimin(FOTO)

Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj në një postim të tij lidhur me hapjen e Konsullatës së përgjithshme të shtetit shqiptar në Strugë duke numëruar vendbanime shqiptare, komunën e Resnjës e ka shkruar Resen, emërtimi sllav i këtij vendbanimi.

Por pas reagimeve, ministri Cakaj mbrëmë vonë ka ndërhyrë në përmirësimin e këtij gabimi, përcjell INA, e cila kishte publikuar lajmin e tillë, ku ishte përdorur ky emërtim sllav. Lidhur me këtë skandal ka reaguar edhe opinionisti Nijazi Muhamedi.
“Lajmi fantastik i ministrit G. CAKAJ që RESNJËN e quan dhe e shkruan në vendim “RESEN” dhe shkel “Ligjin e gjuhëve”… dhe të drejtat gjuhësore të shqiptarëve në Maqedoni..!”, ka shkruar Nijazi Muhamedi, i cili ka nxjerrë kopjen ku ministri më parë Resnjën e ka quajtur Resen. (INA)
StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...