Ministria e Shëndetësisë ulë çmimin e vaksinës për haxhinjtë

Me iniciativën e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari dhe në marrëveshje me Institutin e Shëndetit Publik dhe Qendrat për Shëndet Publik është vendosur që të reduktohet në mënyrë drastike çmimi i vaksinës së meningokokut, nga 2.400 deri në 1.000 denarë. “Bëhet fjalë për një çmim dyfish më të ulët të vaksinës për mbrojtje kundër infeksionit të meningokokut, e cila është veçanërisht e rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit të gjithë njerëzve që shkojnë në haxh”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

In : Aktuale

Loading...
loading...