Mjaft më! Shkoni në djall të mallkuar, idiotë!

MJAFT MË, IDIOTË!

Abdulla Mehmeti

Populli shqiptar në Maqedoni dhe kudo që është, nuk duhet ta tolerojnë edhe më tej të qëndrojë në pushtet kjo klasë politike e korruptuar, injorante, antikombëtare, që i varfëron përditë dhe poshtëron shqiptarët, që i zbraz trojet etnike, që e forcon pushtimin dhe sundimin e huaj mbi shqiptarët!

Edhe nën ish regjimin komunist jugosllav kjo nuk ka mundur të jetë kështu, sepse ka pasur burra, djem e cuca, ka pasur zemër e guxim për kundërshtim me forcë, përmes rezistencës aktive kundër këtyre politikave antishqiptare.StrugaLajm

Tani, rinia shqiptare po lihet në rrugë dhe largohet me dhunë nga vendlindja (me plan të përgatitur mirë, jo në mënyrë stihike); shqiptarët ngarkohen e shtrëngohen me halle për ekzistencë sa nuk mund të shohin përtej pragut të shtëpisë, ata kërcënohen, frikësohen, montohen procese politike ndaj tyre, vriten dhe burgosen shumica pa pikën e fajit, për dekada me radhë, nga falangat komuniste sllave e shqiptare së bashku, për interesat e huaja, të Serbisë, Greqisë dhe Rusisë!StrugaLajm

Kështu nuk sigurohet jetë për të gjithë! Kështu nuk ndërtohet Maqedonia evropiane! Nuk ndërtohet shoqëri demokratike me hajdutë e kriminelë, me agjentë të huaj dhe këlyshë të komunizmit!

Mjaft më! Shkoni në djall të mallkuar, idiotë!

(3 nëntor 2018)


Loading...
loading...