Mjaftë formalitetit, koha realitetit

Në emër të Zotit- Mëshiruesit, Mëshirbërësit. Ishte dëshira e Zotit të Lartësuar që nga të gjitha krijesat e Tij, zgjodhi krijesën njeri për ta vlerësuar dhe për ta dalluar me një dhuratë madhore, e që është mendja ose aftësia për të menduar. Padyshim se dita ditës njeriu e kupton se për cka qenka e nevojshme të menduarit. E sidomos në periudhën kohore të sotëshme, në këtë botë dinamike, ku njerëzit janë tepër të ngarkuar me probleme dhe brenga nga më të ndryshmet. Dhe padyshim kur njeriu sheh gjithë këto vështirsi ai kupton rolin e dhuratës hynore- të menduarit. Sepse në këtë periudhë të menduarit është arma më e fuqishme për të dominuar. Të menduarit na shërben gjithashtu që tu shpetojmë dhe shumë problemeve të tjera. Sot ekzistojnë persona të tillë të cilët jo rrallë herë edhe na detyrojnë që të mos jemi të sjellshëm dhe të kulturuar. Dëshirojnë dhe shfrytëzojnë cdo mundësi për të arritur qëllimin e tyre, e që është ulja e nivelit tonë në një nivel cka nuk i ka hije një krijese njerëzore. Mirëpo të gjitha këto preokupime dhe brenga, padyshim që edhe kanë format dhe metodat e veta për ti tejkaluar me lehtësi. Njëra nga ato forma është që ne ,,të mendojmë’’ mirëpo këtë herë pak më ndryshe nga herët e tjera. Të mendojmë me zemrën tonë, të mendojmë nga aty ku edhe ka burimin dashuria, të mendojmë në aspektin imanor- në aspektin e besimit. Kur në jetë përballemi me probleme të këtij lloji, atëherë le ta tejkalojmë me lehtësi duke rikujtuar emrin tonë të parë, emrin të cilin nuk e zgjodhën prindërit, por emrin me të cilin ne edhe lindëm, thjesht le të mendojmë se emri jon është edhe musliman. E musliman është ai i cili i nënshtrohet Zotit të Lartësuar në të gjitha sferat e jetës. Besimtarë/e është ai i cili i ka të gjitha format për të tejkaluar cdo problem. Për besimtarin jeta e kësaj bote asnjëherë nuk bëhet tepër e ngarkuar, saqë edhe të ja ngushtoj jetesën e kësaj bote. Besimtari i vërtetë nuk mun’d të ndodhe që të bje në grackën e provokimeve të njerëzve. Por ai është plotësisht i vetëdijshëm për atë se cfarë dëshirojnë ata. Mirëpo në raste të tilla mos u dëshpëro, por shfrytëzoje rastin që me fjalë të mira të përfitosh zemrën e tij. Mos lejo që ngarkesat e kësaj bote të të grabisin mirësinë shpirtërore. Le të mendojmë si do të ishte kjo jetë nëse brenda saj do të kishte dashuri, aq sa ka armë, vjedhje, korrupcion, urrejtje. Vallë a e pyesim vetën ndonjëherë se kush i solli të gjitha këto gjëra të padobishme? Përgjigjen shumë shpjetë e gjejmë sepse nuk është askund tjetër, por cdonjëri nga ne thot: Une, une, une… Pasi jemi ne ata të cilët kemi mundësinë t’i përhapim të dyja, pse të zgjedhim atë cka është negative, a nuk po e shohim se kjo botë ka më shumë nevojë për dashuri dhe lumturi. Mos ndoshta ajo është shkulur moti nga zemrat tona. Mos ndoshta jetojmë vetëm në formalitet, interes…? Falja botës më të mirën, mos mendo se do të dështosh, dije sepse ti je fituesi. Nëse të tjerët janë ata të cilët mendojnë të fitojnë duke shkatërruar, ti bëju ndryshe mundohu të fitosh duke falur dhe ndihmuar. Mos thuaj jam i vetëm në këtë shoqëri, mos u dorëzo me këtë mendim sepse është nga djalli i mallkuar, ndoshta edhe je i vetëm ama mos harro sepse mun’d edhe të jesh gjithashtu një model dhe shembëlltyrë e mirë që të tjerët të të ndjekin. Thjesht e gjitha cka kërkon Zoti i Lartësuar është të mos mendojmë formalisht, por besimin tonë që kemi në zemrat tona le ta shfrytëzojmë për të mbjellur dhe rikthyer vlerat në shoqëri, sepse gjërat e tjera ndoshta i shohim cdo ditë. Me shumë modesti bëje, ti që sot ke mundësinë, shfrytëzoje mirësinë e Zotit- mendjën, por lidhe ngushtë me zemrën sepse bashkimi i tyre është një piknisje e mirë për të arritur në qëllimin e mirësisë.

Shkruan: Musa Biba.StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...