Mjegull në “Strazhë”,me kujdes në rrugën Strugë-Dibër

Në qafën malore “Strazhë” për shkak të mjegullës ka dukshmëri të zvogëluar prej 20 deri në 30 metra, për shkak të së cilës rekomandohet drejtim i kujdesshëm i automjeteve, kumtoi Lidhja auto-moto e Maqedonisë (LAMM) në raportin e sontëm për gjendjen e rrugëve.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa në rrugë të lagështa.

Në fuqi hyri detyrimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit.StrugaLajmStrugaLajm

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.StrugaLajm

LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Maqedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

In : Aktuale

Loading...
loading...