Mjegulla në Shkup i sjell punë aeroportit të Ohrit!

Mjegulla e cila e përfshiu rajonin e Shkupit shkaktoi probleme në komunikacionin ajror. Një pjesë e fluturimeve në aeroportin e Shkupit janë anuluar, ndërsa një pjesë riorientohen në aeroportin e Ohrit dhe në Prishtinë.

Sipas informacioneve të publikuara në ueb faqen e aeroportit të Shkupit, janë anuluar fluturimet për Stamboll, Vjenë, Bazel, Budapest dhe Dubai, ndërsa janë realizuar vetëm fluturimet për në Lubjanë dhe Dortmund.StrugaLajm

Në aeroportin e Shkupit kanë aterruar vetëm aeroplanët nga Lubjana, ndërsa janë anuluar fluturimet nga Stambolli dhe Vjena. Fluturimet nga Dubai, Baseli, Londra dhe Budapesti janë orientuar drejt Ohrit dhe Prishtinës.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...