Mjekët në politikë-Altruizëm apo diçka tjetër

politikë – Altruizëm apo diçka tjetër

Shkruan Prof.Milaim Fetai

Një fenomen ende i pashpjegueshëm po ndodh vitet e fundit sa i përket jetës së brendshme të partive politike shqiptare në Maqedoni.

Mjaft mjekë po e lënë anësh bluzën e bardhë të mjekut, në të cilën kanë investuar vite jetë dhe kanë veshur kostumin e politikanit. Pse kemi angazhim kaq të madh të doktorve në partitë politike shqiptare në Maqedoni? Për shkaqe të altruizmit, narcizëmit, për pushtet, për para apo për shërimin e shoqërisë? Pse mjekët në të gjitha vendet e BE-së janë të përjashtuar nga politika kurse te ne ndodh e kundërta?

Pyetjet që shtrohen janë të shumta; pse kaq shumë mjekë insistojnë të bëhen pjesë e partive politike. Madje bartin edhe funksione publike të larta që nuk kanë lidhje me profesionin e tyre si mjek? A fiton politika aq shumë sa që e bën të parëndësishme edhe humbjen që pëson shëndetësia dhe pacientët në këtë rast.

Në SHBA braktisja e thirrjes mjekësore dhe marrja me politikë perceptohet si diçka negative, si humbje e madhe e respektit publik, e besimit kolektiv dhe humbje e respektit që kanë pacientët dhe të afërmit e tyre ndaj mjekëve. Të dhënat e përfituara nga anketa vjetore të kryera nga Agjencia Gallup për ndershmëri profesionale dhe etike tregojnë se mjekët gëzojnë shtatë herë më tepër besim publik se sa politikanët dhe anëtarët e Kongresit Amerikan. Pikërisht për shkak të kësaj humbjeje emocionale, për mjekët që zgjedhin mjekësinë si profesion, ikja e tyre në politikë, veçanërisht në Amerikë, në mënyrë metaforike paraqet një lloj vetëvrasje morale.

Me sa dihet në politikën gjermane vetëm dy mjekë kanë poste të rëndësishme në pushtet, në Austri, në Francë, në Turqi, në Itali, në Suedi këto raste janë shumë të rralla. Në Shqipëri dhe Kosovë kemi raste të këtilla por në përmasa më të vogla.

Te dy partitë më mëdha maqedone LSDM dhe VMRO shumë më pakë e hasim këtë dukuri. StrugaLajmStrugaLajm

– Mirëpo në Maqedoni, partitë politike shqiptare janë plot e përplotë me mjek në të gjitha nivelet. Aktualishtë, mjek që mbajnë postin e Kryatarit të partisë kemi në Partinë Demokratike Shqiptare – PDHSH, në partinë Aleanca për Shqiptarët – ASH dhe me ndodhitë e fundit në Lëvizjen Besa, krahu i Shkupit gjithashtu udhëhiqet nga një mjek.

Sa për të rikujtuar lexuesin, shkurtimisht të përmendim vetëm disa emra, me ndonjë përjashtim të vogël, që opinioni i njeh më tepër si politikan se sa si mjek:

– Menduh Thaçi, Kastriot Haxhirexha, Aziz Pollozhani, Ziadin Sela, Arben Taravari, Bujar Osmani, Nexhbedin Karemani, Imer Selmani, Arben Llabënishti, e shumë të tjerë.

Ky fenomen interesant meriton analiza të thella e të holla shkencore që të sqarohen arsyet, motivet dhe pasojat e tij. Çka është ajo që e shtynë një mjek prej një profesioni shumë të respektuar, për të cilën shumica ka investuar aq shumë mund dhe vite shkollimi, në fillore 8, e mesme 4, studime 5, specializim 5, subspecializime 4, gjithësejtë 26 vjet, të braktisin profesionin për për të cilin janë pregaditur një jetë të tërë dhe të hyjnë si amator në politikën e ndëlikuar bashkëkohore.StrugaLajm

Politikan i keq mund të bëhet çdokush, por mjek i mirë nuk mundet çdokush.

Një mik me shaka më tha se kaq shumë mjek kanë partitë politike sepse shefat e tyre partiak shpresojnë se duke i pranuar dhe angazhuar mjekët në struktuara partiake do ti kenë edhe votat e pacientëve të tyre. Praktika e ka dëshmuar si jo të saktë. Njerzit kanë krejtësishtë perceptim dhe mendim tjetër për mjekët, nga ata presin ti shërojnë kur jan të sëmurë për çka edhe i paguajnë shërbimet e tyre. Në mbrendësinë e tyre ndjehen të zhgënjyer kur mjeku u paraqitet si politikan duke ua kërkuar votën me premtime se do tua zgjidh edhe problemet me kanalizimin, me ujin, me ndërtimin e shkollave, rrugëve, me punësimin, problemet ekonomike, kombtare, ndërkombëtare etj.

Me betimin e Hipokratit mjekët deklarohen se mbi të gjitha do ti përmbahen obligimit: “Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe”.

Disa sociolog mendojnë se angazhimi i mjekëve në politik është si rezultat i papjekurisë së një shoqërie që ende është e influencuar nga e kaluara, nga tradita socialiste e kujdesit shëndetësor.

Në shtetet me traditë demokratike, politika rekruton njerëz kompetentë të cilët janë dëshmuar dhe afirmuar në qarqet përkatëse shkencore dhe profesionale nga radhët e: politikollogëve, juristëve, ekonomistëve, fillozof, avokat, shkrimtar, gazetar etj.

Hulumtimet serioze shkencore tregojnë se mjekët në të vërtetë shpesh u thuan pacientëve të tyre “gënjeshtra të vogla” për shkak se ata mendojnë se e vërteta e plotë ka për ti “vrarë” pacientët e tyre por edhe për mbrojtjen e tyre nga gabimet dhe ndjekja gjyqësore që mundet të pasojë dhe humbja e reputacionit të mjekut.

Si që shkruan edhe sociologu kroat Letica, duke u mbështetur në një hulumtim të kryer nga profesoresha e Harvardit Dr. Lisa Iezzoni me një mostër prej 1.900 mjek nga e gjithë Amerika, ka konstatuar paradoksin se: 55% e mjekve të anketuar kan thënë se në vitin e kaluar, u kan thënë pacientëve më shumë optimizëm se që parasheh historia e sëmundjes. Ky hulumtim ka treguar se afër 33% e mjekve mendojn se gabimet e tyre eventuale gjatë shërimit nuk duhet ti tregohen pacientit, kurse 40% kan deklaruar se pacientit nuk duhet ti jepen informata për lidhjet e mundshme të mjekut me kompanin farmaceutike barnat e të cilës ai ia shkruan për terapi.

Shumë mjek me të vërtetë besojn se fshehja e të vërtetës është në dobi të pacientit dhe se ka efekt pozitiv terapeutik kurse në aspektin etik është e arsyeshme.

Pra, edhe nëse shohim se mjekët politikan haptazi dhe me buzëqeshje nuk e thuan të vërtetën, na gënjejnë duke premtuar më tepër se që mundet të realizojnë, si rethanë lehtësuese duhet ta kemi parasyshë se ata ndoshta me të vërtetë besojn se këtë e bëjnë për të mirën tonë.


Loading...
loading...