Monitorim i rreptë i zgjedhjeve lokale në Maqedoni

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale në Maqedoni fillon më 25 shtator, megjithëse organizatat joqeveritare të cilat monitorojnë procesin zgjedhor thonë se ajo tashmë ka filluar dhe me këtë, sipas tyre, partitë kanë shkelur afatet ligjore.

Sfidë ne vete mbetet krijimi i kushteve për zgjedhje të lira dhe eliminimi i të gjitha anomalive që përcollën proceset zgjedhore në të kaluarën.

Shefja e misionit të OSBE/ODIHR-së në Maqedoni ambasadorja Audry Glover, sa i përket mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, thotë se ekziston një kornizë ligjore gjithëpërfshirëse e cila duhet respektohet, por si do të jenë zgjedhjet, sipas ambasadores Glover varet se a do ta respektojnë këtë proces pjesëmarrësit në zgjedhje, njerëzit, autoritetet, komunat dhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.StrugaLajm

“ODIHR kishte vërejtjet e veta në të kaluarën, të cilat kanë të bëjnë me tërë procedurën e zgjedhjeve. Kjo është ajo që ne mbulojmë dhe gjithsesi tani do të shohim se deri në cilën shkallë këto vërejtje janë jetësuar në pajtim me kriteret e Kopenhagës të OSBE-së. Kjo është ajo që do ta ndjekim”, i tha Radios Evropa e Lirë shefja e misionit të OSBE/ODIHR-së në Maqedoni, ambasadorja Audry Glover.StrugaLajm

Ajo njëherësh thotë se misioni i OSBE/ODIHR do të jetë i fokusuar se si partitë politike do ta zbatojnë kornizën ligjore, që të ketë zgjedhje korrekte.

“Nuk mund të krahasohen një palë zgjedhje me zgjedhjet e tjera. Secilat zgjedhje janë të veçanta në mënyrën e vet. Do të shohim se deri në ç’shkallë janë zbatuar vërejtjet e mëparshme dhe do ta ndjekim tërë procesin zgjedhor, duke filluar nga regjistrimi i votuesve, regjistrimi i kandidatëve, dita e zgjedhjeve, dita më pas dhe do të mbarojmë kur do të shqyrtohen të gjitha ankesat. Prandaj, në këtë fazë nuk mund të thuhet se si do të sillet ndonjë parti politike ose si do të reagojë”, thotë ambasadorja Glover.

In : Aktuale

Loading...
loading...