Morali politik i opozitës lajkatare!


Medai Shaholli

Pas marrjes së mandatit të Presidentit Stevo Pendrovskit, nuk kanë ngurruar t’ia mësyjnë në zyrën e tij dhe ta urojnë për detyrën e re edhe liderët shqiptarë, si nga koalicioni qeverisës ashtu dhe nga opozita shqiptare.

Në një atmosferë entuzizmi Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovskit dje në kabinetin e tij e priti kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Pendarovski në takimin me Selën kërkoi ”qasje të përgjegjshme të të gjitha faktorëve relevantë politik në drejtim të përmbushjes së agjendës reformatore, me qëllim të përparimit të integrimeve euroatlantike”, bën të ditur kabineti i Presidentit. Gjithashtu, në një atmosferë gëzimi dhe fitoreje disa ditë më parë kabinetin e Presidentit Pendarovski e vizitoi edhe lideri i Besës Bilall Kasami. Kësisoj, mori fund loja me patriotizmin fals të opozitës shqiptare se: ”Pendarovski nuk i plotëson kushet për të përfaqësuar shqiptarët si President, pasi ai ka udhëhequr ekspedita ushtarako-policore kundër shqiptarëve”.

Po, ky konstatim është i drejtë dhe qëndron, por halli i opozitës shqiptare ka qenë lajkatar vetëm për t’u faktorizuar si parti ”atdhetare” përmes kartës patriotiko-folklorike me kandidatin e djegur Reka. Presidenti Stevo Pendrovski, i zgjedhur edhe nga votat e shqiptarëve të gënjyer nuk e amniston dot fakti që ai ka udhëhequr dhe këshilluar ish Presidentin Trajkovski, apo ministrat e brendshëm të bombardojnë ”terroristët shqiptarë” dhe civilët në rrethin e Kumanovës gjatë konfliktit të 2001.

Krimet kundër civilëve shqiptarë nuk mund të vjetërohen ashtu siç edhe nuk mund të amnistohen personat përgjegjës siç është edhe Presidenti aktual Pendrovski. Përkundrazi, deri më sot Pendrovski nuk ka kërkur falje për gjithë ato krime kur ka qenë në detyrat përgjegjëse. Më në fund e nxorri kokën edhe opozita shqiptare false dhe lajktare, e cila e dredh sipas situatave të krijuara.

Ky qëndrim lajkatar i opozitës u pa qartë edhe me rastin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese në janar të këtij viti, ku ajo në emër të integrimeve europiane groposi identietin kombëtar shqiptar duke miratur atë kushtetutë që denigron shiptarët si bashkësi etnike e 20%! Loja me kartën patriotike mori fund. Të dy së bashku, Sela dhe Kasami po lëpihen pas kockave që do t’u hedh Zajko nga reformimi i qeverisë.

Loading...
loading...











Loading…