(Mos) Marrëveshja e Ohrit – 16 vjet e asgjë ?!

Naser Pajaziti

Sot janë mbushur 16 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, por çka se, kur:

Nuk është zgjidhur problemi i përdorimit të gjuhës shqipe;
Nuk është zgjidhur problemi i përdorimit të simboleve kombëtare;
Nuk është realizuar decentralizimi- ndarja e dëmshme territoriale; Nuk është arritur shkalla e përfaqësimit të shqiptarëve;
Nuk ka zhvillim të barabartë – ‘out’ zonat shqiptare për investime;
Nuk është zgjidhur statusi i familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së;
Kaos dhe partizim në arsimin shqip;
Nuk ka avancim kulturor dhe themelim të institucioneve kulturore;
Nuk ka përfaqësim në DSK dhe AK – “out” vendmimarrjeve;
Nuk ka përfaqësim në diplomaci;
Diskriminim social – rreth ndarjes së banesave sociale;

dhe jo vetëm kaq…StrugaLajmStrugaLajm

Edhe në këtë përvjetor, gati të gjitha partitë politike shqiptare, ekspertët dhe analistët politikë kanë qasje tejet kritike lidhur me diskriminimin në fushat dhe shtyllat kryesore të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

Pas 16 vjetëve, shqiptarët akoma nuk gëzojnë të drejtën e përdorimit të garantuar dhe të avancuar të simboleve kombëtare dhe të gjuhës së tyre amtare. Kanë flamurin me përmasa të zvogëluara nga ai shtetëror kur qëndron para institucioneve. Nuk e njohin stemën e shtetit dhe himnin.StrugaLajm

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë, si një nga organet më të larta shtetërore qëndron si gardiane duke kontestuar edhe ato ligje diskriminues për simbolet kombëtare, i cili parashikonte përdorimin e simbolit kombëtar aty ku shqiptarët janë mbi 50 për qind.

Ndërsa, përdorimi i gjuhëve në bazë të një ligji të miratuar për “gjuhët”, ku nuk potencohet gjuha shqipe, por si “gjuha e popullsisë që ka mbi 20 për qind”, akoma nuk ka gjetur përdorimin praktik në nivele institucionale.

BDI që për 16 vjet nuk iu nda pushtetit ishte e kënaqur me rregullimin e këtyre çështjeve, por gjithnjë duke bërë avancime simbolike me pretendimet për të arritur qëllimin e zyrtarimit të plotë të gjuhës shqipe.

Koret e opozitarëve shqiptarë edhe sot e kësaj dite i rrahin çështjes për miratimin e një pakoje ligjore që plotëson të drejtat themelore të shqiptarëve, as më shumë sesa serbët që gëzojnë të drejtat e tyre të përdorimit të simboleve kombëtare apo gjuhës së tyre në territorin e Kosovës, edhe atë si një popull rreth 5 për qind nga popullsia e përgjithshme shqiptare.


Loading...
loading...