Mot me diell dhe shumë i ngrohtë, temperatura deri 40 gradë

Të shtunën gjatë ditës do të ketë rritje të vranësirave dhe do të fryejë erë e përforcuar jugperëndimore, por temperatura e ditës ende do të jetë e lartë. Në orët e pasditës dhe natën ndaj së dielës moti do të jetë jostabil me të reshura të shiut, të cilat në disa vende do të jenë të mëdha dhe të ndjekura me bubullima. Lokalisht është e mundur që proceset të jenë më intensive, posaçërisht në pjesët lindore. Të dielën do të fryejë erë e përforcuar veriore, ndërsa temperatura e ditës në mënyrë të konsiderueshme do të zvogëlohet, në disa vende edhe për më shumë se 10 gradë. Prej të hënës moti do të jetë stabil me rritje graduale të temperaturës së ditës, por në kuadër të mesatares për këtë periudhë të vitit.StrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...