Mot me diell me vranësira mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura e mëngjesit do të lëviz në interval prej gjashtë deri 18, ndërsa ajo e ditës prej 24 deri 33 gradë. Indeksi UV do të arrij 6. Në Shkup mot i ngjashëm. Temperatura minimale do të arrijë 11, ndërsa ajo e ditës deri 31 gradë Celsius. Gjatë kësaj jave vazhdon periudha e motit stabil, të thatë dhe relativisht të ngrohtë me temperatura të zakonshme ditore për këtë periudhë të vitit. Të martën do të ketë rritje të vogël të vranësirave, ndërsa deri në fund të javës temperaturat e mëngjesit do të ulen. Temperaturat e mëngjesit të martën do të jenë gjashtë deri 17, ndërsa ato të ditës prej 25 deri 32 gradë, të mërkurën prej shtatë deri 16, gjegjësisht prej 26 deri 31 gradë. Të enjten parashikimi për temperaturat e mëngjesit është prej gjashtë deri 15, ndërsa për ato të ditës prej 26 deri 32 gradë, të premten prej pesë deri 14, gjegjësisht prej 25 deri 32 gradë dhe të shtunën prej gjashtë deri 14, gjegjësisht prej 26 deri 33 gradë. Indeksi i UV gjatë tërë javës do të jetë 6.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...