Moti kryesisht me diell dhe vranësira mesatare

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell me vranësira mesatare dhe me kushte për paraqitje të mjegullës nëpër lugina.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus pesë deri në një gradë, ndërsa ajo e ditës prej gjashtë  deri në 11 gradë Celsius.StrugaLajm

Në Shkup, moti i ngjashëm me vranësira mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus tre, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në gjashtë gradë.StrugaLajm

Vijon periudhë e motit kryesisht stabil dhe të thatë me vranësira të konsiderueshme nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Në pjesët perëndimore përkohësisht do të ketë paraqitje të shiut lokal, veçanërisht të martën kur vranësirat do të rriten. Temperatura ditore deri në mesin e javës së ardhshme do të jetë në rritje të vazhdueshme.

In : Aktuale

Loading...
loading...