Mot i ngrohtë në tre ditët në vijim, nga e diela më freskët

Mot i ngrohtë me erë kohë pas kohe të përforcuar veriore do të jetë në tre ditët në vijim. Të shtunën, në orët e pasdites, moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, nga e diela do të jetë pak më freskët.

Më ngrohtë do të jetë të premten kur priten temperatura maksimale deri në 39 gradë Celsius.StrugaLajmStrugaLajm

Sot, megjithatë, në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të përcjellë me bubullima të rralla. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare veriore e cila përgjatë Luginës së Vardarit do të përforcohet. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 29 deri në 38 gradë Celsius.StrugaLajm

Pasdite dhe nga fundi i ditës në Shkup do të ketë kushte për shi të shkurtër të rrëmbyeshëm dhe bubullima të rralla.

In : Aktuale

Loading...
loading...