Muhamedi: Përkthimi “Ilinditase” një tallje e pështirë me shqiptarët

Publicisti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për INA ka kundërshtuar propozimin e ri për emrin “Republic of Ilinden Macedonia” apo në shqip siç u shqiptua “Republika Ilinditase e Maqedonisë”.

“Përkthimi i këtij emri është tallje e pështirë me shqiptarët dhe gjuhën e tyre, duke çoroditur edhe rregullat e fjalëformimit të saj për të krijuar një leksik të përzier të sllavizuar. Këtu termin kishtar orthodoks Ilinden, Dita e Shën Ilisë, e kanë përkthyer si ‘Ilinditase’, për të bërë një manipulim politik mjeran e mashtrues që ta pëlqejnë shqiptarët(!)”, theksoi për INA, Nijazi Muhamedi.
Sipas tij, manipulimi tjetër është gjoja se ky emër i vendit, gjoja do shkruhet edhe shqip.

“Në përdorim të brendshëm do shkruhet vetëm në paj diku dokumente. Ndërkaq, në tabelat e kadastrës së Kombeve të Bashkuara, aty ku shkruhen tapitë etnike të shteteve, do shkruhet vetëm maqedonisht, greqisht dhe anglisht. Dhe kjo i jep shpjegim shumë të qartë gjithë dredhisë antishqiptare rreth emërtimit të vendit”, theksoi publicist dhe analisti politik Nijazi Muhamedi.

Komentet

In : Aktuale

Loading...
loading...