Muhamet Zekiri refuzon debatin televiziv me Blerim Bexhetin

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamet Zekiri, në minutat e fundit ka refuzuar ftesën për debat televiziv me kryetarin e Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, debat i caktuar javë më parë, kur në enisionin Click Plus në TV21, Zekiri sulmoi ashpër Bexhetin.StrugaLajm

Në ndërkohë, edhe pse Bexheti kishte pranuar ftesën për në Click Plus, nënkryetari i LSDM-së ka shkruar në profilin e tij në Facebook se, arsyeja pse refuzon debatin, është sepse “nuk dëshiron të futet në debat me sulme të ulëta”.StrugaLajm

“Jam mirenjohes per ftesen Tuaj per te mar pjese ne debatin e sontem me Blerim Bexhetin, aktualisht kryetar i komunes se Sarajit. Por per hire te opinionit dua T’ju njoftoj se kam vendosur te mos mar pjese ne nje debat te ketille i cili mund ti ngjaj gjitheckaje por jo edhe nje debati te mirefillt duke pas prasysh personin e apostrofuar. Nuk dua te jem pjese e nje debati me sulme te ulet dhe niveli im nuk me lejon te ulem ne nje studio me person si Blerim Bexheti te cilin opinioni i gjere ne Maqedoni e njeh shume mire per te berat e te keqijat e tij duke qene minister i drejtesis. Nuk dua te ulem ne nje studio me njerez si Blerim Bexheti i cili pas emisijonit te fundit ku isha i ftuar ne TV Tuaj ne menyren me te ulet “kelyshat” e tij hyn ne privatsin time duke fyer dhe me kercenuar…”, shkruan mes tjerash Zekiri. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...