Musa Xhaferi pritet të rifutet në skenën politike

Në opinion tanimë një periudhë më të gjatë po përflitet për rikthim të mundshëm të Musa Xhaferit në jetën politike të Maqedonisë. Musa Xhaferi dhe Ali Ahmeti ndajnë të njëjtat vlera morale dhe politike, si bashkëpunëtorë të hershëm dhe të pandarë.

Para pak çastesh zëvendës-kryeministri për çështje evropiane dhe funksionari i lartë i BDI-së Bujar Osmani në rrjetet sociale shpërndau fotografi në të cilën përveç kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, deputetit të BDI-së Artan Grubi, mund të vërehet edhe Musa Xhaferi.

Sipas disa informacioneve që qarkullojnë, Ish zëvendës/kryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi pritet të kthehet në post ministror në rikonstruimin e parë të Qeverisë Zaev, që është paralajmëruar në muajin e ardhshëm.

In : Aktuale

Loading...
loading...