Mustafa Zabzuni mobilizon makineritë

Pas shpalljes së gjendjes alarmante si pasojë e zjarrit që ka kapluar deponinë e qytetit, kryetari i Komunës së Strugës, Mustafa Zabzuni po bën tê pamundurën për zgjidhjen e problemit. Kështu ai prej ditës së djeshme, koordinoi punët duke angazhuar disa kompani private, si Ilinden, Victoria Invest, Mirani AG, Mi Trans, A Trans, DB Group, të cilët me mbi 40 kamionë po sjellin dhé dhe rërë për ta mbuluar zjarrin. Kjo mundësi tani për tani është e vetmja zgjidhje, pasi si pasojë e lëngjeve dhe gazrave prezente në deponi, shuarja me ujë është gati e pamundur.

Nga komuna e Strugës shpresojnë se së shpejti zjarri do të shuhet, ndërsa në koordinim me pushtetin qendror, në afat sa më të shkurtër do të bëjnë dislokimin e deponisë.(Strugalajm.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...