Mustafa Zabzuni, takon bujqit e dëmtuar struganë!

Komuna e Strugës mbështetje institucionale për bujqit e dëmtuar

Pas temperaturave të papritura të ulëta dimërore brenda stinës së pranëverës shumë bujq u dëmtan në veprimtaritë e tyre.

Për shkak se nuk kishte asnjë reagim nga ana e institucioneve qendrore dhe rajonale bujqësore, Komuna e Strugës dhe Kryetari Mustafa Zabzuni ka pritur në një takim bujqit e dëmtuar struganë.

Pas ankesave të marra nga të pranishmit, Kryetari i Komunës së Strugës inicioi menjëherë për komisionin mbi vlerësimin e dëmeve materiale të gjithë bujqve në territorin e Komunës së Strugës.

Pas vlerësimit të dëmit do të niset procedura për kërkesë deri tek Ministria e Bujqësisë Pyjeve dhe Ujërave për dëmshpërblim.
Bujqit pjesëmarrës në këtë takim e falenderua Kryetarin e Komunës së Strugës për këtë iniciativë dhe mbështetje institucionale për kapërcimin e këtyre dëmeve kaq të mëdha për ekonomitë e tyre familjare.

 

In : Aktuale

Loading...
loading...