Myftinia e Strugës do të ndihmojë familjet nevojtare në Strugë (FOTO)

Sot me dat 02.04.2020 Myftiu i Strugës Mr. Salim ef. Sulejmani me bashkëpuntorët e tij vizituan Keshillin Kordinues për situatën e krijuar me COVID -19 pranë Komunës së Strugës, ku u pritën nga shefi i kabinetit z. Dashmir Nasufi.

Ne këtë takim u diskutuan hapat e marë nga Keshilli kordinues për ballafaqimin me këtë pandemi e cila ka kapluar gjithë globin. Nga ana tjetër myftiu i Strugës përgëzoi Kryetarin e Komunës së Strugës dhe Këshillin Koordinues për punën e deritanishme lidhur me masat e mara për parandalimin e COVID-19 si dhe e njoftoi për masat që ka ndërmarë Bashkësia Islame për ruajtjen e shëndetit të njerëzve dhe mospërhapjen e këtij virusi. Myftiu potencoi se jemi në kontakt të vazhdueshëm me imamët dhe japim kontrubut të vazhdueshëm ashtu si BFI në nivel republikan edhe myftinia në nivel komunal. Lusim Zotin që kjo gjendje të përfundoj sa më shpejt dhe pa pasoja në aspektin shëndetsor dhe ekonomik.
StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...