Myftinia e Strugës siguron donacion për xhaminë e Rrajcës

Një delegacion nga myftinia e Strugës i përbërë nga myftiu Salim ef. Sueljmani, arkëtari i myftinisë Jakub ef. Qazimoski, anëtarët e myftinisë Shefit ef. Hajredini dhe Adi ef. Murtishi si dhe kryetari i këshillit të xhamisë së fshatit Ladorisht z. Dashmir Ramo sot vizituan xhaminë e fsh. Rrajce- Sutaj ku dorëzuan një donacion nga aksioni i parë për meremetimin e xhamisë. Së shpejti myftinia do të dërgoj edhe donacion tjetër.

Delegacioni i myftinisë u prit nga këshilli iniciues për meremetimin e kësaj xhamia 350 vjeçare si dhe nga këshilli i xhamisë në krye me imamin Ali ef. Bogdani. Myftiu i Strugës njëherit ju uroi punë të mbarë dhe suksese në mbarëvajtjen e këtij misioni të shenjtë. Ndër të tjera myftiu përcolli edhe selamet e Reisit të BFI – së në Maqedoni, Shaqir ef. Fetahut.
Aksioni për t’ju dalë në ndihmë vëllezërve tanë në Shqipëri vazhdon edhe më tej.
Allahu i shpërbleft bamirësit.

In : Aktuale

Loading...
loading...