Naseri dhe Sulltani presin zbardhjen e së vërtetës…

Lebit Murtishi

Naseri dhe Sulltani presin zbardhjen e së vërtetës…StrugaLajmStrugaLajm

Sot, në përvjetorin e 18 të rënies së veprimtarit të çeshtjes kombëtare, Naser Hanit, – ish veprimtarë, ish shokë dhe miq të dëshmorit, duke evokuar kujtimet e tyre, theksuan njëzërit se vraësit e Naserit – po edhe vrasësit e Sulltan Mehmetit, që në kët rast nuk u përmend, janë shërbimet e larta sekrete të shtetit të asaj kohe, në të cilin shtet ishte në koalicion dhe bashkëqeveriste vendin me VMRO – në që likuidoi Naserin dhe Sulltanin, edhe Partia Demokratike Shqiptare, në të cilin kishin pozita serioze edhe ish shokët e Naserit dhe të Sulltanit…Për më tepër, disa prej tyre, si Nafi Jonuzi, Vasfi dhe Nafi Doko, edhe të tjerë sigurisht, vazhdojnë detyrat në të njëjtat organe policore, dhe kurrë nuk e panë të udhës, së paku një dorëheqje formale të kishin dhënë…Gjithashtu, ish shokët e Naserit që vazhduan bashkëqeverisjen me vrastarët e Naserit, siç e thonë vet me gojën plotë sot se kush e paska vrarë, me çfarë ndërgjegje vazhduan të hanë rrogat e vrastarëve të tij dhe me çfarë ndërgjegje u ulën ballë për ballë, edhe me vrasësit e Naserit edhe me familjarët e tij…Enigmës duhet t`i jepet fund…Pa i paragjykuar emrat e lartëshënuar dhe as drejtuesit e PDSH-së së Strugës në atë kohë, mendoj që ia kanë borxh dëshmorëve të rrëfehen për vete
😀StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...