NATO: Ja pse do të investojmë për bazën ajrore në Kuçovë

Një zyrtar i NATO-s i tha BIRN se qëllimi i investimit ishte përmirësimi i infrastrukturës së bazës ajërore të Kuçovës dhe modernzimi i saj.

“NATO planifikon të investojë 51 milionë euro për të modernizuar pajisjet në bazën ajërore shqiptare të Kuçovës,” tha NATO në një përgjigje me shkrim.

“Paratë do të shpenzohen për përmirësimin e infrastrukturës së bazës, përfshirë depozitat e karburantit,” shtoi NATO në përgjigjen e saj.

Orgnizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut nënvizoi se paratë për modernizimin e bazës ajrore shqiptare do të vijnë nga programi për investime në siguri i aleancës (NSIP), i cili mbulon projekte të mëdha infrastrukturore që kanë për qëllim rritjen e sigurisë në vende aleate.StrugaLajmStrugaLajm

Lajmi për investimin e NATO-s në Kuçovë u dha fillimisht nga kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili e cilësoi Kuçovën si bazën e parë ajërore të NATO-s në Ballkanin Perendimor.

“Me fondet e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe në partneritet me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, NATO do të investojë mbi 50 milion euro, vetëm për fazën e parë të projektit për modernizimin e bazës ajrore të Kucovës,” tha Rama nëpërrmjet një postimi në rrjetin social Facebook.StrugaLajm

“Përmes këtij projekti, i cili pritet të nisë brenda këtij viti, Kuçova do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n për furnizim ajror; mbështetje logjistike; mbështetje për policimin ajror; si dhe trainime dhe stërvitje të Aleancës,” shtoi ai.

Rama nënvizoi se Kuçova do të shërbeje gjithashtu edhe si bazë kombëtare për Forcën Ajrore Shqiptare dhe investimi i NATO-s në Shqipëri do të sjellë një standart të ri për forcat e armatorsura dhe investime për zonën e Kuçovës.

“Padyshim, një investim i këtyre përmasave krijon mundësi të reja për zhvillimin ekonomik e social të gjithë rajonit ku planifikohet ndërtimi i kësaj baze të re ajrore të teknokogjisë së fundit,” përfundoi kryeministri. /Birn

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...