Ndalet rryma edhe në Cyrih!

Një pjesë e monitorëve dhe e automatëve të biletave kanë dalë jashtë përdorimit. Po ashtu, disa pjesë të stacionit janë ndriçuar përmes furnizimit emergjent me energji elektrike që hyn në funksion në raste te tilla

Pak minuta para orës 17.00 në pjesë të ndryshme të qytetit të Cyrihut “kanë ikur dritat”, njofton albinfo.ch. Rryma eklektrike është ndërprerë edhe në Stacionin kryesor hekurudhor të Cyrihut, por, sipas SBB-së, kjo gjë nuk ka ndikuar drejtpërdrejt në qarkullimin e trenave.

Ata po lëvizin normalisht, shkruan 20minuten.ch. Por një pjesë e monitorëve dhe e automatëve të biletave kanë dalë jashtë përdorimit. Po ashtu, disa pjesë të stacionit janë ndriçuar përmes furnizimit emergjent me energji elektrike që hyn në funksion në raste te tilla.StrugaLajm

StrugaLajm

Edhe në stacionin për furnizim me energji elektrike të Cyrihut e vërtetojnë se në zonat e qytetit si: Wipkingen, Unter dhe Oberstrass, Central dhe Escherwysplatz është ndërprerë furnizimi me energji elektrike. Kohëzgjatja nuk ishte e njohur. “Po punojmë nën presion të lartë”, ka thënë një züëdhënës. Ai ka theksuar se po punohet edhe në drejtim të furnizimit përmes stabilimenteve që mundësojnë bartjen e energjisë elektrike nga regjionet tjera, drejt pjesëve më të prekura.

Rreth orës 18 në njërën nga zonat e para të prekura, në Stacionin Kryesor Hekurudhor të Cyrihut,  është kthyer sërish rryma elektrike.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...