Ndalohet shitja e qumështit Lactalis

Ndalohet shitja e qumështit Lactalis, frikë nga sëmundja e salmonellës

Franca ka urdhëruar ndalimin e shitjes së qumështit për foshnja i njohur me emrin “Lactalis”. Lactalis është një nga prodhuesit më të mëdhenj të qumështit në botë, shkruan Reuters. Arsyeja e ndalimit është nga frika së fëmijët po sëmuren nga sëmundja e salmonellës. Salmonella është sëmundje infektive që shkaktohet nga disa baktere.StrugaLajmStrugaLajm

Autoritetet në Francë thonë se 26 foshnje deri tani janë sëmurë që nga fillimi i muajit dhjetor. Lactalis eksportohet në Kinë, Tajvan, Pakistan, Afganistan, Irak, Marok, Liban, Sudan, Rumani, Serbi, Gjeorgji, Greqi, Haiti, Kolumbi dhe Peru. Disa janë të destinuara edhe për tregjet rajonale duke përfshirë Afrikën dhe Azinë. Zëdhënësi i Lactalis, Michel Nalet, ka thënë se foshnjat mund të shërohen dhe se çdo bakter i salmonellës mund të vritet duke e zier qumështin për dy minuta.StrugaLajm


Loading...
loading...