Ndihma e shpejtë e Strugës,vetëm me një ekip

Ndihma e shpejtë e Strugës pothuajse tërë sezonin turistik punon vetëm me një ekip në ndërrim. Vetëm gjatë vikendeve, nga ora 07:00 deri në orën 19:00 punojnë dy ekipe. Mjeku Milot Rizvani thotë për Alsat se kjo e vështirëson funksionimin e përditshëm të shërbimit.

Ndihma e shpejtë e Strugës gjatë verës mbulon rajonin me rreth 70 mijë banorë, ndërsa gjatë verësky numër rritet deri në 100 mijë. Disa prej zonave rurale gjegjësisht fshatrave gjendet deri më 30 kilometra larg urgjencës.

Nga Ministria e shëndetësisë thonë për Alsat M se resurset nuk përkojnë me nevojat e ndihmës së shpejtë.

Në terren janë dy ekipe kujdestare nga ndihma e shpejtë mjekësore nga shtëpia e shëndetit në Strugë, ndërkaq po shqyrtohen edhe mundësitë për përfshirjen e ekipeve plotësuese nga shtëpitë e tjera të shëndetit- thuhet nga Ministria e Shëndetësisë.

Edhe qytetarët janë të revoltuar nga kjo situatë.

Babi im i vjetër 90 vjeçar vdiq prej kësaj ndihme të shpejtë për shkak se nuk erdhi. Tre ditë më herët vinin ditë për ditë, ndërsa kur duheshte më së shumti, nuk erdhën, dhe e dërguam me taksi në orën një pas mesnate”.

Nuk e di sa raste kanë në një ditë ose gjatë muajit që të mund të nxirret mesatare se sa ekipe nevojiten. Struga megjithatë është e madhe, rrethina me fshatrat dhe sigurisht që nuk është mjaftueshëm- shprehen disa qytetarë.

Ndryshe, nga ndihma e shpejtë e Strugës thonë se për përmirësimin e kësaj gjendjeje kanë dorëzuar kërkesë në ministrinë e shëndetësisë për punësimin e pesë mjekëve dhe shtatë infermiereve. 

In : Aktuale

Loading...
loading...