Ndryshimi:Liga e Kampionëve nuk do të luhet më të martën dhe të mërkurën

Udhëheqësit e organizatës evropiane të futbollit po mendojnë që ndeshjet e Ligës së Kampionëve t’i zhvendosin për fundjavë, dhe të mos zhvillohen më ditëve të marta dhe të mërkura.

Ndeshjet e garës më të fortë evropiane për klube do të luhen ditën e shtunë dhe të diel, ndërsa të martën dhe të mërkurën do të zhvendosen ndeshjet e kampionateve vendase, shkruan lajmi.net.

UEFA po planifikon të rrisë fitimet e veta, dhe është në dijeni se Liga e Kampionëve do të tërhiqte më shumë tifozë nëse ndeshjet do të zhvilloheshin në fundjavë.

Ideja për këtë ndryshim është paraqitur nga presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, dhe nga i pari i Shoqatës Evropiane të Klubeve të Evropës, Andrea Agnelli.

In : Sport

Loading...
loading...