Në Aeroportin e Shkupit, aeroplani i Wizzair ateron dhe shpëton me fat

Udhëtarët që mbrëmë kanë fluturuar nga Bazeli i Zvicrës për në Shkup me kompaninë e Wizzair janë përballur me probleme dhe tension gjatë aterimit. Kjo ka ndodhur pak minuta apo në momentet e fundit të aterimit të aeroplanit në aeroportin e Shkupit, kur njëri motor i ka dal jashtë funksionit.

Lajmi më pas është konfirmuar për MIA nga Agjencia për Fluturime Civile dhe M-NAV.StrugaLajmStrugaLajm

Sipas udhëtarëve që tashmë njohin procedurën e aterimit, aeroplani është dashur të ndërpres aterimin dhe të bëj disa xhiro rreth Shkupit për të nivelizuar aeroplanin me qëllim të aterimit me një motor, që ishte funksional. Më në fund të gjithë udhëtarët kanë tejkaluar tmerrin e përjetuar pasi që kanë dëgjuar për problemin që ishte shkaktuar.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...