Në Austri, shqiptari plagos dy persona

Të shtunën në mëngjes në qytetin e Salzburgut një 42 vjeçar shqiptar ka plagosur në dorë me thikë një 34 vjeçar që ishte i shoqëruar me një femër, shkruajnë mediat austriake. Më vonë ai e sulmoi me thikë dyherë në shpinë. Viktima nuk është plagosur në rrezik për jetë, bile 34 vjeçari nga Salzburgu e ka lëshuar spitalin.

Agresori nga Shqipëria u arratis, por u kap pas një kohe të shkurtër nga policia. Njëri prej forcave të policisë mbeti i plagosur lehtë nga kapja e tij.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...