Në Gjermani, shqiptari arrestohet me 4,65 kg kokainë të vlefshme 233.000 euro

Policia federale gjermane ka arrestuar një shqiptar 38-vjeçar në Gjermani, më 28 janar të këtij viti, rreth orës 22.15, me 4,65 kilogramë kokainë me një vlerë të përgjithshme prej 233.000 euro, në autostradën A 61 në afërsi të lokacionit Rheydt, shkruajnë mediat gjermane. Droga është gjetur në veturën e tij, në një vend të fshehtë të konsolës së mesme të veturës. Shqiptari është arrestuar dhe dërguar në Departamentin hetues doganor në Essen për hetime të mëtutjeshme. Ai tani gjendet në paraburgim me urdhër të gjykatësit hetues. (Shtegu.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Rajoni

Loading...
loading...