NË INTERVISTËN E MBRËMSHME TEK “ZONË E LIRË” TË SHPESHTA ISHIN PAMJET MORBIDE, ÇANI ISHTE I AKULLT DHE PARAGJYKUES

Puntorie Muça-Ziba
(Nuk duhet shkelur nëpër dhembje për t’i arritur qëllimet groteske gazetareske…) Çani e filloi emisionin me një përleshje banale fizike që ska të bëjë fare me ngjarjen e rëndë të 27 prillit. Ai nuk e njeh situatën politike në Maqedoni. Etika gazetareske nuk lejon ta vësh në situatë aq të sikletshme bashkëbiseduesin, i cili vetëm para ca muajsh pati lëndime të rënda fizike nga akëcilët që halë në sy i kanë të diturit dhe luftëtarët e paqës. Gjatë tërë emisionit, Arian Çanit nuk iu ngjall ndjenja e dhembjes, e keqardhjes për atë që i ndodhi Z. Sela dhe gjithë shqiptarëve nē Maqedoni në natën e 27 prillit, edhe kur para syve të tij paraqiteshin imazhet e shëmtuara të cilat mund t’i ketë shikuar vetëm nëpër filma horor, tek të cilët ngjarja ndodh në kohën e mesjetës. Përkundrazi,ai kishte një qëndrim të akullt, një shikim të turbullt, një cinizëm…Tani kur shqiptarët e kanë bërë bashkimin ekonomik e kulturor, si dhe kur interesi Amerikan është që shtetet e Ballkanit të mbeten të vogla kështu siç janë, mund të them se Çani dy herë e provokoi mysafirin me pyetjen pēr bashkimin e tokave shqiptare, por Z. Sela ia dha përgjigjen e duhur. Dhashtë Zoti të jem e gabuar, por figurën e gazetarit A. Çani e shoh me dilema të mëdha. Pastaj, ai shtirej se nuk e dinte se në botë ka pasur, ka dhe mund të ketë heronj të gjallë dhe të heshtur. Nuk ka nevoj të vdesësh që të të shohin si hero. Monumentet e vdekura nuk luftojnë. As televizionet e Maqedonisë nuk i kanë dhënë aq shpesh fotot morbide sa Çani&Ledio. Çani formalist nuk kishte qëndrim të vëmendshëm ndaj përgjigjeve dhe ikjeve që me finesë i bënte Z. Sela. Ai vazhdonte me avazin e tij. I gjori Çani i paragjykon shqiptarët intelektual të Maqedonisë edhe pasi Z. Sela i thotë se ka edhe shumë shqiptarë që e flasin shqipen pastër. Gazetari nuk është i vetëdijshëm se sa barabarizma e greqizma, e sllavizma, e turqizma përdor vetë. Ai mbrëmë harroi se karshi tij si rrallë herë qëndronte një erudit, një demokrat, një patriot i devotshëm, një politikan i artikuluar dhe i guximshëm. Gazetari i shumë përfolur nuk e kishte karshi Edi Ramën ( kuptohet që kishte të drejtë Z. Rama) që e quante KAZAN , por një fisnik dhe një njeri me kulturë të gjërë dhe plot karizmë, një altruist i pashoq, një lider dhe veprimtar që lufton për të drejtat e popullit të tij pa i cënuar të drejtat e nacionaliteteve tjera në Maqedoni. Ai është i vetmi politikan që u bë halë në sy para militantëve të qorruar obskurantist. Binarët e emisionit të Çan- Çanit nuk janë aq të hekurta që të mos lakohen kur thërret një intelektual dhe politikan nga Maqedonia, si dhe kur në syrin mediatik i paragjykon shqiptarët në Maqedoni.

Loading...
loading...