Në këtë shtet kryeHORRASH!

Një shtet që pretendon të integroj drejtë Bashkimit Europian duke organizuar vazhdimisht vrasje, atentate, përfshirë edhe ngjarjen që ndodhi në parlament.
Është trishtuese të shikosh ndodhit që ndodhin në këtë shtet kryeHORRASH.
Ngjarja që ndodhi në parlament tregon qartë se drejtësia, uniteti, si dhe njerëzimi janë të huaj për këtë vend ose thënë më saktë për këto perfaqësues politik që aktualisht janë në krye të shtetit.
Atentati kryer perfaqësuesve politik z.Ziadin Sela dhe z.Zorav Zaev si dhe shumë pjestarëve të tjerë në parlament tregon qartë se udhëheqësit e shtetit kanë mbjell vetëm urrejtje në mes njerëzve, tregon qartë që në këtë vend është krim të flasish për të drejtat dhe drejtësin, të flasish për bashkëpunim këtu do të thotë se je i shitur e i blerë.
Nqoftëse e ngre zërin dhe kërkon të rrimarish të drejtat e tua dhe të flasish për atë se çfarë është e drejtë e çfarë jo bëhesh automatikisht objektivi i satanëve dhe korbave të zi.
Të sulmuarit në parlament e sidomos z.Ziadin Sela tani kanë mbështetjen e KOMBIT, të gjithë të bashkuar do të rrimarim atë që na është marrë nga huliganët.

Tani na mbetet vetëm tu urojmë shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarëve e sidomos z.Ziadin Sela që për vatan, gjuhë, flamur flet trimërisht ne çdo moment e para çdo kujt, dhe është i gatshëm të jap edhe jetën për ta dhe për popullin shqiptar, dhe nuk trembet nga tufani, nuk trembet përball hasmit, as nga pushka e as nga gryka.StrugaLajmStrugaLajm

Një për të gjithë, TË GJITHË PËR NJË !StrugaLajm


Loading...
loading...