Në kohë reale e dini ku e keni ”dërgesën” përmes Postës së Maqedonisë

Posta e Maqedonisë ka realizuar risinë e paralajmëruar në punën e saj ku dërgesat nga porositë përmes internetit të cilat do të arijnë në Postën e Maqedonisë transformohen në letër – si dërgesa me rekomandim.

Këto dërgesa, siç citohet në njoftimin nga Drejtoria e Postës së Maqedonisë, me ngjitjen e një bar-kodi të veçantë futen në sistemin për ndjekje të dërgesave të Postës së Maqedonisë, edhe përkrah asaj që asnjë direktivë e Lidhjes Botërore Postare nuk na obligon për  atë.

Të gjithë qytetarët të cilët blejnë nga shitës të huaj, arritja e dërgesave të tyre në Postën e Maqedonisë dhe realizimin e dorëzimit tashmë mund ta ndjekin përmes sistemit për ndjekje të dërgesave të Postës së Maqedonisë, vendosur në faqen e internetit www.posta.com.mk.StrugaLajmStrugaLajm

Me këtë eliminohen të gjitha dyshimet për humbjen e qëllimshme ose të pa qëllimshme të dërgesave nga porositë përmes internetit në Postën e Maqedonisë, informojnë nga Posta e Maqedonisë.StrugaLajm

“Qëndrojmë edhe më tej në anën e klientëve tanë dhe i inkurajojmë që për të gjitha dilemat dhe pakënaqësitë të na kontaktojnë drejtpërdrejtë ose përmes dorëzimit të ankesave online në faqen e internetit të Postës së Maqedonisë”, thuhet në njoftim.

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...