Në krejt Strugën bie, në Llabunisht rriten numri i nxënësve

Për rreth 270.000 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të hënën ka filluar vitit i ri shkollor 2017/2018. Për të parën herë në bankat e shkollës janë ulur rreth 20.437 nxënës të klasës së parë, shkruan gazeta KOHA. Por ajo që mund të vërehet është se vazhdon tendenca e uljes së numrit të fëmijëve që nisin klasën e parë. Kjo dukuri më e theksuar është në Strugë, megjithëse nuk bëjnë përjashtim edhe qytetet tjera. Nëse në shkollën fillore “Nuri Mazari” të Dollogozhdës në Strugë deri në vitin 2000 mësonin afër 1500 nxënës, sivjet në vitin shkollor 2017/2018 ky numër është reduktuar në rreth 500 nxënës. Në këtë shkollë, ku gravitojnë edhe shkollat fillore të Koroshishtit, Livadhisë, Pohumit dhe Zhepinit, sivjet në klasë të parë janë regjistruar vetëm 34 nxënës. Kjo tendecë është edhe në shkollat tjera fillore të Strugës.  Zvogëlimi i numrit të nxënësve në Komunën e Strugës me ritme të shpejta filloi të bëhet prezent dekadës së kaluar si rezultat i migrimit në masë të struganëve në botën Perëndimore, por edhe për shkak të uljes së lindshmërive. Nëse në krejt shkollat e Komunës së Strugës vërehet edhe ulje e numrit të nxënësve që regjistrohen në klasë të parë, një shkollë bën përjashtim. Kjo është shkolla fillore “Murat Labënishti”, ku pengohej mësimi në gjuhën shqipe dhe punësimi i arsimtarëve shqiptarë, pasi zyrtarët e arsimin konsideronin kështu, duke patur parasysh se sistemi i kaluar popullatën e këtij fshati e konsideronte si maqedonas muslimanë. Mirëpo, me iniciativë të banorëve dhe autoriteteve lokale, është shtuar numri i paraleleve në gjuhën shqipe. Ministria e Arsimit dhe Shkencës edhe përkundër protestave të prindërve të nxënësve, nuk pranonte të ndajë mjete për mësimdhënësit shqiptarë, të cilët paguhen nga komuna. Ndërkaq, përkundër probleme të trashëguara, në shkollën fillore “Murat Labënishti” edhe këtë vit ka rritje të numrit të nxënësve që regjistrohen në klasë të parë. Këtë vit për herë të parë në bankat e shkollës janë ulur 135 nxënës, prej të cilëve 5 në paralelet në gjuhën shqipe dhe 2 paralele në gjuhën maqedonase. Nëse në vitet e kaluara mësimi në këtë shkollë fillonte me pakënaqësi, këtë vit gjithçka ka filluar qetë dhe nxënësit mezi kanë pritur të ulen në bankat e shkollës. Zvogëlimi i numrit të nxënësve në komunën e Strugës me ritme të shpejta filloi të bëhet prezent dekadës së kaluar si rezultat i migrimit në masë të struganëve në botën perëndimore. Por, një rol vendimtar në këtë drejtim duhet thënë kanë luajtur të ashtuquajturat ”martesa me letra”, praktikë kjo nëpërmjet së cilës një pjesë e madhe e të rinjve mërguan në vendet perëndimore ku krijuan familjet e tyre të reja dhe sot lirisht mund të thuhet se më shumë nxënës strugan ka në vendet perëndimore se sa në Komunën e Strugës. Afërsish rreth gjashtëqind nxënës varion numri i filloristëve me origjinë nga Komuna e Strugës, të cilët klasën e parë e ndjekin në vendet evropiane, këtë të dhënë e vërtetojmë në disa institucione shtetërore në rrugë jozyrtare. Në këtë numër janë përfshirë nxënësit e klasës së parë të cilët mësimin e vijojnë jashtë vendit, të cilët prindërit i kanë regjistruar në zyrat e këtij shteti dhe që janë pajisur me dokumente udhëtimi të Maqedonisë. (koha.mk)StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...