Ne mendo se Ali Ahmeti s’di

Për herë e çdo herë jo vetëm që e kemi kritikuar ashpër Ali Ahmetin, por edhe e kemi ofenduar e sharë me shprehje më të këqija të mundshme, por kot. Ne shkrihu e nervozohu për politikën e tij shterpe, ai këndon e fiton rradhazi në çdo zgjedhje parlamentare e lokale. Ne krekosemi e pallim si gomerë ndaj tij, ai rri heshtur e qeshur si mbretër. Ne kujto e mendo se Alia është i dobët e i paditur, ai me BDI-në në heshtje fito e gëzohu gjatë zgjedhjeve të njëpasnjëshme. Ne kujto e mendo se partia e BDI-së është rëndë e korruptuar, në anën tjetër asnjëri prej ish-funksionarëve të Ali Ametit deri tani nga gjykata s’është i gjykuar e i dënuar. Partitë opozitare shqiptare, po edhe ato maqedonase që sa kohë mundohen me të gjitha forcat ta rrëzojnë nga froni qeveritar, e Ali Ahmeti me atë urtësinë e tij ndonëse naive, të heshtjes toleruese i çoi takëlla e teposhtëzë, barkazi në harresë, rradhazi e nga një: Cërvenkovskin, Lupçe Georgievskin, Vllado Buçkovskin, Abdurahman Halitin, Arbër Xhaferin, Menduh Thaçin, më keq ia bëri Gruevskit; sa për këto tri partitë e fundit të Zijadin Selës, Bilall Kasamit e Afrim Gashit që gjatë ketyre zgjedhjeve s’duan të bashkohen as që ia ndien e i llogaritë si konkurentë politikë.


Jo vetëm kaq, po Ali Ahmeti ju jep leksione edhe politikanëve dhe partive të Kosovës dhe Shqipërisë, është rekorder i fitoreve të njëpasnjëshme të BDI-së, me qeverisjen e tij afër njëzet vjeçare.
Shtojcë
– Ne kritiko, ai fito;
– Ne e kemi sharë e nënçmuar, ai me të qeshur na ka fituar:
– Ne mendo se s’di, ai me fitore bën kërdi/

Loading...
loading...











Loading…


loading…