Në Ohër në drejtimin e Burim Hidrit u zhvillua koncerti i muzikës korale,Kosova u prezantua me Korin e Ferizajit


Në Ohër, u zhvillua koncerti i parë i karakterit internacional i muzikës korale, në organizimin e ”Voks Lihnidos”,grup i cili sukseshëm prej vitesh drejtohet nga dirigjenti, Burim Hidri.Në këtë aktivitet, i cili synon të jetë tradicional, morën pjesë grupe të korit, nga Maqedonia ,Sërbia ,Bullgaria si dhe Kori i qytetit të Ferizajit nga Republika e Kosovës, nën drejtimin e dirigjentes Lindita Isufi.

Manifestimi u hap nga Kori i qytetit të Ohrit në drejtimin e Burim Hidrit i cili korri duartrokitje të shumta, si për përzgjedhjen e këngëve, ashtu dhe për intepretimin e shkëlqyer të tyre nga të pranishmit në kishën Katolike të Ohrit, ku u zhvillua ky evenimet.Koncerti vazhdoi me prezantimin edhe të grupeve nga Serbia,Bullgaria, ndërsa, një vëmendje jo vetëm për shqiptarët e pranishëm në këtë aktivitet , por edhe për publikun e gjerë mori prezantimi i Korit të qytetit të Ferizajit, që u prezantua me një kolorit duke filluar me ”Bach-Jesu meine freude” ,për ta mbylluar me dy krijime ekzemplare të kompozitorëve shqiptarë, Dhomi dhe Zadeja si:Të falemi o dhe-Shkon djali termale.(Strugalajm.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...