Në Ohër sërish ndjehet tërmet

Tërmet me intensitet prej 3,7 ballësh sipas shkallës së Rihterit mbrëmë në orën 3:54 sërish është regjistruar në rajonin e epiqendrës së Ohrit. Sipas Qendrës sizmologjike mesdhetare evropiane, epiqendra ka qenë 6 kilometra në lindje nga Ohri në thellësi prej 6 kilometra.

Tërmeti më i fuqishëm në rrethinën e Ohrit është ndjerë dje paradite në orën 11:39 me intensitet prej 3,9 ballësh sipas shkallës së Rihterit, me epiqendër shtatë kilometra në veriperëndim të Resnjës, në thellësi prej pesë kilometrave në shtresën e tokës. Nga data 18 e muajit të kaluar e deri më sot në rajonin e Ohrit janë regjistruar mbi 800 tërmete. Shumica kanë qenë të dobët, me intensitet të Rihterit prej një dhe dy ballë.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...