Në Qafë Thanë, kapet 24 kg drogë

Policia Kufitare e qafë thanës ka sekuestruar një sasi prej 24 Kg e 412 gr lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa dhe ka vënë në pranga 3 shtetas të huaj e ka shpallur në kërkim një shtetase shqiptare.

Burime policore bëjnë me dije se në dy raste të ndryshme janë vënë në pranga tre shtetas të huaj (dy polakë, një zviceran), një shtetase shpallet në kërkim si edhe procedohet penalisht në gjendje të lirë, një tjetër.

“Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit, shitjes e trafikimit të lëndëve narkotike, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë goditur dy raste si rezultat i të cilëve u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve J.D, 23 vjeç; M.D, 47 vjeç, (at e bir) si edhe u bë shpallja në kërkim e shtetases S.H, 25 vjeçe të tre banues në Poloni, kjo e fundit si bashkëpunëtore e dyshuar në këtë vepër penale me dy shtetasit e mësipërm, për të cilën për shkak të hetimeve nuk mund të jepen të dhëna të tjera.

Më datë 08.09.2017, shtetasi J. D është paraqitur në dalje me automjetin tip “Volksëagen” me të cilin udhëtonte së bashku me babain e tij. Nisur nga dyshimet e shfaqura se në këtë mjet mund të ishte fshehur lëndë narkotike shërbimet e Policisë Kufitare, bënë përzgjedhjen e tij për verifikim në vijën e dytë.StrugaLajm

Gjatë kontrollit të detajuar përfshi edhe procesin e skanimit të kryer në bashkëpunim me Doganën, konkretisht në pjesën e poshtme të sediljes së pasagjerit, si edhe tek shasia e mjetit poshtë dyshemesë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 69 pako me peshë 24 kg e 400 gram lëndë e dyshuar si narkotike kanabis sativa.

Gjithashtu shërbimet e Policisë Kufitare, po ditën e sotme, kanë konstatuar edhe një rast tjetër, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit zviceran G. L, 28 vjeçStrugaLajm

Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit M.D, 25 vjeç, të dy banues në Zyrih-Zvicër.

Pasi gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar në vijën e dytë të mjetit të tyre tip “BMË” iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 gram lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa”, sqaron policia.

Veprimet procedurale për të dyja rastet, u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

In : Aktuale

Loading...
loading...