NE, SHQIPTARËT E MANASTIRIT, QYTETARËT E RENDIT TË DYTË

Autor: Afrim Selimi/Strugalajm.com

Cili është qëllimi tonë?
Çfar duhet të bëjmë?
A kemi kryer obligimet tona njerzore me veprat tona të përditshme?
A ndjeni komoditet me aktivitet tuaja?
Çfar bëni gjatë ditës përveç përgojimit dhe 10 makijatot? (vlen edhe për mua)
A nuk ndëgjoni zërin e ndërgjegjes thellë në vete duke ju thënë: “Ti nuk je i krijuar për të shkuar në punë, të kthehesh nga puna në shtëpi, të kalosh kohën me familje dhe përsëri për çdo ditë e njëjta. Ti duhet të bësh më tepër se kaq. Ti si krijesë e vetmja e vetëdijshme në Botë ke obligime tjera. Ti duhet ta përmirësosh gjendjen, të ndihmosh në rrethin ku jeton dhe ku vepron, ta lehtësosh jetesën për gjeneratat e ardhëshme që vin mbas teje. Atë që ke patur ti vështirësi mos lejo që fëmija tënde ta ket! Ti duhet të lexosh, të mësosh, të vetëdijësohesh, të përsosesh çdo ditë më tepër dhe me dijen e fituar, me guximin nga vetëdijësimi, do veprosh, do ti dalish ballë sfidave, do rrezistosh çdo keqtrajtim që po i ndodh shoqërisë tënde, rrethit tënd, grupit që i takon, qytetit, fshatit, rrugës, mahallës. Në të kundërtën, je vetëm një parazit, një i dyftyr, që çdo gjë që po bën, e bën sa për sy e faqe, kot i kalon ditët, kot e thith ajrin, kot bukën e han!” E ndjeni këtë në vete ndonjëherë apo jo? Lindim dhe vdesim, të gjithë, pa përjashtime. Si materije nuk do egzistojmë në këtë dimension, ne si qënie e gjallë me trup do na harrojnë, por veprat tona do jenë ato që do mbesin dhe do na kujtojnë gjeneratat mbas ne, nëse nga ato vepra ata përfitojnë, bile edhe të paktën nëse lexojnë ndonjëher dhe diku, se kemi tentuar të ndërtojmë diçka, po edhe sikur mos kemi përfunduar me sukses. Dhe mos ja duash të mirën fëmijës tënde, mos veprosh për të mirën të femijës tënde, ti sje tjetër përveç një krijese egoiste më e keqe edhe nga përbindëshi, nga egërsia e cila megjithatë që ëstë egërsirë, të paktën ka mëshirë për të vegjlit e saj. Në je njeri, vepro! Fillo prej sot. Mos prit më tepër. Çdo sekondë mosangazhimi është sekondë e humbur, kohë e humbur. Rishqyrto rrethin ku jeton. Analizo. Është gjithçka në rregull? Qoftë edhe një kënd pranë rrugës nga 1 metër katror nëse i takon të jetë i mbjellur me gjelbërim dhe nuk është, ti e ke obligim që të reagosh për këtë! Mbille vetë ose informoi organet kompetente.
Të fillojmë me raste konkrete.
Një prind shqiptar në komunen tonë a kënaqet me të drejtat njëlloj si bashkëqytetari i tij maqedonas? Çerdhe për fëmijë në gjuhën maqedonase keni mbi 5, shqip asnjë! Kush duhet të reagoj për këtë? Unë, ti, ai, ajo, ata, te gjithe NE, ne që kemi ndërgjegje dhe vetëdije. Nëse ne nuk reagojmë, mos pritni organet kompetente që do marin masa. Po edhe sikur mos realizohet kërkesa, mjafton gjeneratat e ardhëshme të njoftohen se ne kemi tentuar, e kemi lënë me kaq, le të vazhdojnë ata. Por nëse kemi qëllime të sinqerta, ska ku shkon pa u realizuar. I gjith Universi do vihet në lëvizje dhe do realizohen qëllimet.
Thjesht pra, i mora si shembull problemet lokale. Të përqendrohemi këtu njëherit. Po ajri i ndotur? Sa nga ju i tangon ky problem. Kjo e drejtë elementare që i takon çdo qytetari, me ligj, me nen, me kushtetutë?! Sa nga ju bashkëqytetarë të mij keni menduar rreth kësaj dhe sa nga ju keni ndërmarë diçka konkrete për të përmirësuar këtë anomali? Qoftë edhe një hap i vogël, një shkresë kritike në facebook, ose keni folur për këtë mes veti duke pirë kafe sëbashku? Sa protesta deri më sot janë organizuar nga bashkëqytetarët tanë maqedonas në shenjë pakënaqësie për ajrin e ndotur dhe sa nga ne shqiptarët kemi marë pjesë në ato protesta? ZERO! Mos vallë ne thithim ajër tjetër? Keni pyetur veten se cilat janë pasojat shëndetsore nga thithja e ajrit të ndotur? Keni lexuar ndonjëherë për këtë? A nuk është edhe obligim i yni ky? Që, në mos për ne, për fëmijët tanë të përpiqemi të përmirësojmë gjendjen, tju mundësojmë gjeneratave të reja mjedis të pastër jetësor? Ne sikur e kemi zgjedhur vetë që të jemi qytetar të rendit të dytë. Nga ana tjetër shtiremi si fetar, po ama anashkalojmë versin Kuranor që “një populli Perëndia nuk ja ndryshon gjendjen përderisa ata vet nuk fillojnë ndryshimet”. Ok. Vazhdojmë. Në nivel lokal, në ingjerenca të komunës egziston një ndërmarje publike NP Vodovod. E keni ndëgjuar besoj. Të gjith ne shfrytëzojmë rrjetin ujor, e përdorim ujin për nevojat tona dhe normal, paguajmë faturat e ujit kësaj ndërmarje që nëpërmjet pagesave tona si qytetar, kjo ndërmarje paguan rroga puntorëve. E pra, jeni pyetur se sa janë të punësuar në këtë ndërmarje? Ja unë po ju tregoj. Diku rreth 200 veta, nëse sjam gabim mendoj që numri i saktë është 207. E dini sa shqiptar ka mes tyre? 2! Vetëm 2 shqiptar. Ju duket në rregull kjo gjë? Po NP Pazari, po NP Niskogradba, po NP Komunalec? Nëse bazohemi në numrin e konsumatorëve të shërbimeve të këtyre ndërmarje dhe duke marrë parasysh faturat e paguara nga ne si shqiptar, në këto ndërmarje nuk jemi të përfaqësuar as 1%. Cili nga ne është drejtuar në komunë me kërkesë zyrtare, me shkresë oficijale të kërkojë përmirësim të kësaj situate, të paktën të marim përgjigje zyrtare dhe në bazë të saj të reagohet në mënyra tjera ligjore. Bashkëqytetar, mënyra për organizim ka, nëpërmjet organizim shoqëror, shoqata joqeveritare, këshill inicues qytetar, parti politike, KËSHILL MBIPARTIAK, gjë e cila u inicua po kurrë su realizua si rezultat i mosmbajtjes të fjalës të disave, gjë për të cilën e nuk dua as të mendoj e as të harxhoj energji, sidoqoft, dua të them që ka mënyra për të vepruar dhe reaguar, në forma të ndryshme demokratike. Besoni që përfaqësusit shqiptar nëpër institucione, në distancat më të larta qeveritare nuk na i dinë hallet. Jo, sepse marin informata të gabuara, poltronët nuk informojnë saktë nga që nuk duan as vetë ta prishin rehatinë. Nuk them se do jemi të suksesshëm bindshëm në kërkesat tona, por edhe të heshtim humbja do jet më e madhe sesa fitimi. Nëse ne ankohemi dhe reagojmë për problemet tona, mjafton të informohen, kërkesat të arhivohen, mbeten, do kemi arsyetim para fëmijëve tanë që ne aq sa mundëm kemi bërë, na falni por kaq i kishim mundësitë, urdhëroni, vazhdoni ju më të organizuar se ne. Prindërit tanë ishin iniciatorët për hapjen e gjimnazit në gjuhën shqipe dhe ne e dimë këtë dhe e vlersojmë, përulemi para angazhimit të tyre, të secilit që ka marë pjesë në atë nismë, jemi mirënjohës. Nuk u kor sukses por mbeti kujtimi i një përpjekje të disave, me shpresë për të na i lehtësuar ne. Ja që nuk u realizua. Ne do vazhdojmë rrugëtimin e tyre, tjerit mbas ne. Ju kujtohen radiot e para private që i kishim dhe sot si kemi, Estradafonia dhe Jehona, më vonë Jehona e re dhe pastaj Fortuna. Po SH.K.A Bashkimi? As ajo më nuk egziston. A nuk ndjeheni fajtor? Po 1908-ta? Kujtoni se çfarë sakrificë dhe mund kanë dhënë atdhetarët tanë në këtë qytet tonë të bekuar që sot ne të përdorim këto shkronja. Këto gjëra na mbajn të gjallë. Ata njerëz tregonin se egzistojnë në këtë qytet, se janë gjallë, sepse kanë punuar me aq sa kishin mundësitë, ndërsa sot besoni i kemi më të mirat dhe nuk i shfrytëzojmë.
Arsimi njëlloj. Dy shkolla fillore ku mësimi ndiqet në gjuhën shqipe, krahas asaj maqedonase, asnjë drejtor shqiptar. Për punësime, përzgjidhjen e kandidatëve vendos drejtor maqedonas, e tash mereni me mënd se sa edhe këtu është gjithçka në rregull. Ja do përpiqem një shembull ta jap. Në komunën tonë janë 10 shkolla fillore. Në 8 nga këto mësimi ndiqet në gjuhën maqedonase. Mos e tepëroj, por aktualisht janë rreth 30 nxënës e sipër, shqiptar, që ndjekin mësim në këto shkolla. Çfar është interesant këtu. Llogaritni tani në 20 vitet e fundit sa nxënës shqiptar kanë mbaruar arsimin fillor në gjuhën maqedonase. Nga gjith ata të paktën unë që i njoh janë nja 10 që kanë mbaruar fakultetin pedagogjik. E dini sa nga ata shqiptar që kanë mësuar në gjuhën maqedonase janë punsuar në shkollat maqedonase? ZERO!, Asnjë! Shqiptarët u nevoiten për të plotsuar numrin e klasave, ndërsa kur bëhet fjalë për punsim, ata drejtohen në shkollat shqipe, dhe këtu normal, nxënësit të shkollës shqipe me arsim adekuat nuk pranohen si mësimdhënës, pranohen ata që kanë mësuar në gjuhën maqedonase. Pse? Sepse ne heshtim, o njerëz ne heshtim, jemi në gjumë dhe ata shfrytëzojnë neglizhencën tonë kaq pasive. Kush e ka fajin? Normal që ne e kemi fajin, asnjë tjetër se ka fajin. Ne që heshtim, ne që nuk reagojmë. Ne që nuk shprehim asnjë pakënaqësi, qoftë edhe me një status në facebook. Paramendoni degjenerimin, hendikepin apo tragjedinë në të cilën ndodhemi, në qytetin ku lindi Alfabeti i gjuhës shqipe, ne sjemi në mundësi një drejtor shqiptar të caktojmë në shkollë!!! Ne që frigohemi të flasim ose të shkruajm. Sepse kur ti shkruan për një problem, unë si miku yt i afërt që ndaj me ty të njëjtin hall, do shkruaj dhe unë, tjetri mbas meje, dhe ashtu me rradhë, dhe formohet një masë kritike. Për këtë kemi nevojë bashkëqytetar. Për një masë kritike e përbërë nga profile të ndryshëm qytetarësh, a i kemi të gjitha. Nga juristi dhe deri tek puntori i thjeshtë i krahut. Një grup njerëzish që nuk tremben, që kanë guxim të ballafaqohen me realitetin. Një organizim i cili do ritet në një lëvizj e cila do jet kritik ndaj secilit që nëpërkëmb jo vetëm të drejtat tona elementare, por edhe luan me dinjitetin tonë. Urdhëroni, mendoni rreth kësaj, nëse jam gabim më përmirësoni, ndoshta mua më duket gjithçka terr, po frigohem se nuk është ashtu. Frigohem se kam të drejtë dhe secili prej jush do ta shoh veten në këtë shkrim (nëse e lexoni). E kemi obligim të dashur, si shoqëror, ashtu edhe hyjnor, moral, shpirtëror, në të gjitha pikpamjet, si të duani, e kemi obligim që mos heshtim dhe të përpiqemi për të ndryshuar këtë gjendje, këtë ambis në të cilin ndodhemi, secili sipas mundësive. Nga kush frigoheni? Cilin e keni më të rëndësishëm se të dashurit tuaj? Ja keni dhënë peng shpirtin djallit dhe ju mban pas hunde? Nga punëdhënësi se mos ju dënojë? Nga të caktuarit tjer mbi ju? Nga kush? E dini se koka e ulur më lehtë prihet për dallim nga ajo e ngritura lart që nuk përulet.
“Bujrum” pra, urdhëroni ju me hapat e mëtutjeshme. Afrimin e keni këtu për çfardolloj organizimi demokratik, që ka për qëllim përmirësimin të gjëndjes të kësaj shoqërie! Ky është pra qëllimi tonë. Mos e keqkuptoni durimin. Durimi nënkupton të jemi vazhdimisht në lëvizje me këmbëngulje në aktivitete deri në realizimin të aspiratave tona. Çdo gjë tjetër është hipokrizi!StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...