Në Stamboll ekspozohet manteli 1500-vjeçar i Profetit Muhamed

Me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit në Xhaminë e Mantelit të Shenjtë (Hırka-i Şerif) në lagjen Fatih të Stamboll ekspozohet manteli i Profetit Muhammed. Me mijëra njerëz presin në radhë të gjata për të parë amanetin 1500-vjeçar. Çdo vit me mijëra besimtarë vijnë nga të katër anët e botës për të vizituar Mantelin e Shenjtë, i cili është sjellë në Stamboll në shekullin e 17-të. Në vitet e kaluara pelerina e profetit ishte ekspozuar e palosur dhe në përmasa të vogla, kurse tani ajo ekspozohet e gjitha. Vizitorët gjithashtu këtu mund të shikojnë edhe qime nga mjekra e Profetit Muhamed (Sakal-ı Şerif) dhe takijen e u-Veis Al-Karani-t. Ekspozita organizohet nga Fondacioni “Hırka-i Şerif” dhe do të qëndrojë e hapur deri në Bajramin e Ramazanit.

      

In : Aktuale

Loading...
loading...