Në Strazhë,grabitet gruaja nga Bosnja

Tridhjetë e gjashtë vjeçarja M.P. shtetase e Bosnje dhe Hercegovinës, dje (10 janar) ka denoncuar se rreth orës 11.00,  në pompën e benzinës me lokacion në Strazhë, ku është ndaluar për pauzë autobusi, me të cilin ka udhëtuar prej Ohrit në drejtim të Gostivarit, nga çanta e dorës ia kanë vjedhur portofolin, në të cilin ka pasur para dhe dokumente personale.StrugaLajm

Menjëherë pas një kohe të shkurtë, në pikë pagesën rrugore në  Gostivar, është ndaluar vetura e tipi ,,Xheta,, me targa të Bullgarisë, në të cilën kanë qenë një mashkull dhe dy femra, shtetasit Bullgarë: N.N.M. 50-vjetç, M.T.M. 48-vjetç, dhe D.G.K. 40-vjetç.StrugaLajm

Shtetasit e Bullgarisë janë arrestuar dhe mbajtur në Stacionin policorë Gostivar, për zbardhjen e plotë të rastit, kështu që do të pasojnë edhe padi adekuate, ndërsa mjetet e vjedhura, të cilat janë gjetur tek të njëjtit, janë kthyer pronares  shtetases së Bosnjes M.

In : Aktuale

Loading...
loading...