Në Strugë do kalojë autostrada energjitike Maqedoni-Shqipëri

Ndërtimi i largpërçuesit drejt Shqipërisë po shkon drejt realizmit. Se ky largpërçues është i rëndësisë së veçantë jo vetëm për dy shtetet fqinje, por edhe për gjithë rajon sa i përket furnizimit të sigurt me energji elektrike, e thonë edhe nga operatori maqedonas i sistemit të transmetimit të energjisë elektrike – MEPSO, shkruan gazeta KOHA. Kjo e fundit tani më ka nënshkruar marrëveshje me “MVM Ovit”, kompani shtetërore hungareze dhe kompaninë nga Maqedonia “Kruna Drill” për fillimin e punëve për ndërtimin e linjës së re 400 KW të interkonjeksionit, e cila do të lidhë Maqedoninë dhe Shqipërinë mes qytetit të Manastirit dhe Elbasanit. Ky projekt, sipas MEPSO-s, do të realizohet deri në vitin 2019, e cila njëherësh është iniciativë e Komisionit Evropian (KE) dhe e financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) me kredi në vlerë prej 37 milionë euro e që ka qëllim kryesor krijimin e një korridori portativ lindje-perëndim të energjisë elektrike përmes Bullgarisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Italisë, përfshirë kabllon e planifikuar nënujore nga Mali i Zi në drejtim të Italisë. Madje, MEPSO thotë se kompanitë të cilat duhet të ndërtojnë largpërçuesin janë kompani me përvojë disa vjeçare në fushën e ndërtimit të largpërçuesve. “Kruna Drill”, kompania vendore pjesë e këtij projekti, thonë në MEPSO, është trashëguese e kompanisë shtetërore “Enti gjeologjik” dhe ka përvojë të begatshme sa i përket drejtimit të makinerive të ndryshme për punë ndërtimore, ndërsa kompania e huaj shtetërore nga Hungaria “MVM Ovit” ka përvojë 60 vjeçare në ndërtimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e trafo-stacioneve të tensionit të lartë.

Nga MEPSO gjithashtu informojnë se për këtë projekt – deri më tani janë përpiluar disa dokumente dhe të gjitha rezultojnë se i njëjti është tepër i leverdishëm si për Maqedoninë dhe Shqipërinë, ashtu edhe për rajonin e gjerë. “Ndërtimi i këtij largpërçuesi do të kontribuojë për një rrjet shpërndarës më të mirë dhe më të fuqishëm të energjisë elektrike në Maqedoninë Lindje-Perëndim, si dhe furnizim më të sigurt të energjisë elektrike. Njëherësh, interkonjeksioni i tensionit të lartë do të mundësojë përkrahje të përbashkët midis Shqipërisë dhe Maqedonisë për plotësimin e nevojave të energjisë elektrike për hidrocentralet e Shqipërisë dhe centraleve termale në Maqedoni”, thonë nga MEPSO. Njëherësh, përmendin në MEPSO, interkonjeksioni midis Manastirit dhe Elbasanit dukshëm do të kontribuojë edhe në kontekstin rajonal, sepse ky largpërçues do të përmirësojë sigurinë e rrjetit rajonal të energjisë, si dhe siguri të plotë të furnizimit me energji elektrike vendet e rajonit. “Linja e re prej 400 KW e interkonjeksionit do të përmirëson rrjetin për furnizim të energjisë elektrike, duke rritur kështu kapacitetin për lidhje direkte me burimet e reja energjetike në Ballkan. Ndërtimi i këtij projekti të madh paraqet pjesën e fundit të realizimit të Korridorit 8 në kontekstin e krijimit të korridorit lindje-perëndim për shpërndarjen e energjisë elektrike midis Bullgarisë, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Italisë”, thonë nga MEPSO. Paratë për ndërtimin e largpërçuesit Manastir-Elbasan janë siguruar në fillim të vitit 2016, kur MEPSO nënshkroi marrëveshjen me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për kredi në vlerë prej 37 milionë eurosh. Ndërtimi i largpërçuesit në territorin e Shqipërisë do të kushtojë 24.6 milionë euro dhe sipas MEPSO-s, edhe Shqipëria tashmë i ka të siguruara këto mjete. (koha.mk)StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...