Në Strugë do kujtohet atdhetari Kadri Labënishti

FTESË per te gjithe shqiptaret per ta kujtuar dhe nderuar atdhetarin dhe veprimtarin e palodhur te çeshtjes shqiptare,, Kadri Labenishtin dhe shtepine e familjen-pasardhesit e Tij!

PLLAKË PËRKUJTIMORE NË SHTËPINË E ATDHETARIT KADRI LABËNISHTI

Më 4 nëntor 2017, në shtëpinë e atdhetarit Kadri Labënishti në Ladorisht të Strugës, do të bëhet vendosja e pllakës përkujtimore. Kjo pllakë do të vendoset nga Shoqëria LËVIZJA si shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë për çështjen kombëtare nga familja Labënishti. Shtëpia e Kadri Labënishtit ka shërbyer si bazë e Lëvizjes Popullore të Kosovës, duke qenë njëkohësisht edhe një vatër atdhetarie.
Ceremonia fillon në ora 14:00 tek varrezat e fshatit Ladorisht ku së pari do të bëhet zbulimi i pllakës që është vendosur tek varri i atdhetarit Kadri Labënishti dhe pas fjalëve të rastit, në ora 15:00 do të shkohet tek shtëpia e tij për të bërë zbulimin e pllakës përkujtimore.
Ftohen të gjithë veprimtarët e LPK-së, pjesëtarët e Shoqërisë LËVIZJA dhe atdhedashësit tjerë që të bëhen pjesë e këtij manifestimi.
Kryesia e Shoqërisë LËVIZJA

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...