Në Strugë, nis edicioni i dytë i “Drim Short Film Festival”

Në Qendrën e Kulturës “Vëllezërit Milladinov” prej sot deri të dielën do të mbahet edicioni i dytë i festivalit “Drim Short Films Festival” Struga.

Edicion i sivjetshëm mbahet nën moton “Një gjuhë, mijëra tregime”, ndërsa qëllimi ishte që të afrohet forma e shkurtër filmike tek publiku, duke e përforcuar kulturën filmike në qytet dhe të kontribuojë që Struga të bëhet bërthamë rajonale filmike.

Përkundër programit standard kombëtar do të ketë edhe përzgjedhje rajonale të filmave të shkurtër, si dhe program studentor, në të cilin studentët nga Maqedonia do të kenë mundësinë që të paraqesin veprat e tyre. Njëkohësisht mundësi do të kenë edhe skenarët, do të zgjidhen pesë idetë më të mira të autorëve të rinj nga Maqedonia, që do të konkurrojnë për çmimin simbolik që do të paraqesë motiv për punën e tyre të mëtejshme dhe marrëdhënien me filmin.

Struga do të jetë mikpritëse edhe e emrave të njohur të kinematografisë nga Maqedonia dhe nga rajoni. Ata do ta pasurojnë programin filmik me përvojën e tyre lidhur me filmin dhe do t’ia transmetojnë atë autorëve të rinj dhe studentëve.StrugaLajm

Në kuadër të mbrëmjes kombëtare do të shfaqen filmat “Vijnë nga qendra e botës” me regji të Dina Dumës, “Mishko” me regji të Hasin Bagashov, Dolores të Radovan Petroviq dhe “Fillimi” i Agim Abdulla.StrugaLajm

Pjesë e programit rajonal janë “O noapte in Tokoriki” me regji të Roskana Stroe dhe filmi i Dora Shustiq. Në kuadër të programit studentor do të shfaqen filmi “Qetësi” e Batuhan Ibrahimit, “Red ribbon” e Xhovani Rustanto dhe “The Bar” e Goran Tomiq.


Loading...
loading...