Në Strugë takim ndërmjet biznesit nga Maqedonia dhe Kosova

Formalitetet e gjata doganore, barrierat kufitare, numri i vogël i vendkalimeve kufitare dhe terminaleve, biznesmenët nga Maqedonia dhe Kosova i theksojnë si një nga problemet më të mëdha që e bëjnë të vështirë bashkëpunimin e biznesit. Në Strugë, biznesmenë nga disa komuna të të dyja anëve të kufirit diskutuan si ta lehtësojnë komunikimin.

“Problemet fillojnë me që me blerjen nga ne bujqit sepse të gjithë kompanitë duhet të kenë licenca nga Ministria e Bujqësisë. Më pas vetë blerja është pak e komplikuar, sepse nevojitet një numër i madh i dokumenteve. Malli i cili është me afat të shkurtër të qëndrueshmërisë, duhet të kalojë shpejt nëpër kufi. Prandaj duhet që kjo procedurë të përshpejtohet”, tha Boshko Nelkoski – prodhues lajthish nga StrugaStrugaLajm

Disa nga biznesmenët e Kosovës thonë se pikërisht për shkak të këtyre problemeve ende nuk kanë vendosur t’i eksportojnë produktet e tyre në Maqedoni.StrugaLajm

Biznesmenët me mesazh deri tek autoritetet e të dyja vendeve se është e nevojshme shkurtim urgjent i procedurave aktuale të hyrjes dhe daljes, si dhe zvogëlim të kohës që e kalojnë në kufij për formalitetet doganore.

In : Aktuale

Loading...
loading...