Në Strugën shqiptare, shqiptari do të zgjedh shqiptarin!

Nbga Beqir SINA

Ajo që ndodhi mbrëm në Strug, do të mbetet “faqja e zezë” e këtyre zgjedhjeve, në historinë e shqiptarve të Maqedonisë, për sa i përket asaj që thirret krenaria jonë kombëtare. Mbasi të gjithë e dimë, se të gjitha këto fushata elektorale, pra zgjedhjet qofshin ato lokale apo të përgjithshme, në çdo vend të botës janë krejtësisht e natyrës politike, dhe se qëllimi i çdo kandidati, apo partie, është fitorja e tyre. Por, që të arrish një fitore të till “turpi” me flamurin e LSDM-së Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, që ka simbol të saj Yllin e verdhë të “Vëllazërim – Bashkimit”, në një shtet si ky që e quan vet-veten multinacional – por që është “kundra” shqiptarve, kjo është e papranusheme për çdo shqiptar. Madje, jo vetëm aty ku shqiptarët dihet që janë mbi 35 përqind, ku ndoshta dikush është dhe po bën politik me nostalgjinë, e atyre “vëllezërve” të ish “Jugosllavisë”, që duan më shumë shtetin e “përbashkët” Neokomunist jugosllav, se sa një shqiptarë, që të zgjidhet Kryetar Komune në Strugë, shqiptarë, por me vota e “Vëllazërim Bashkimit”. Pra, të dielën 29 Tetor, lë të fitojë kushdo, pikërishtë, ai që do të ishte më i miri për shqiptarët e Komunës, së Strugës, në daç Ramiz Merko, në daç Zijadin Sela, të paktën janë shqiptarët, ata që e zgjedhin vet shqiptarin. Përkatësisht, në një komunë, me mbi 85 përqind shqiptare ku si kandidati i BDI-së Ramiz Merko, dhe Zijadin Sela, LR – PDSH, -së, që të dy janë persona që kan dëshmuar në angazhimet e tyre, në Komunën shqiptare të Strugës, se gjatë mandateve të tyre, ata kan qenë për pajtim mes komuniteteve dhe për një shoqëri multietnike, në të gjithë Maqedoninë, gjatë këtyre 16 viteve të fundit( 2001- 2017 – prej se kur e nënshkrua edhe Marrëveshja Kornizë e Ohrit), dhe, ata të dy e kuptojnë më së miri se plagët e luftës ende nuk janë shëruar dhe se ende ato shkaktojnë dhimbje, pa marr parasysh se kujt i përkasin, në këtë shtet multietnik, LSDM-s, apo VMRO-s. Mirëpo, kur këto plagë shkaktojnë emocione të thella me të cilat nuk mund të luhet kollaj me ndenjat dhe krenarinë tonë shqiptare, athere, në asnjë mënyrë apo moment nuk mundet dhe ska arsye e logjikë, që asnjë shqiptar të bëj fushatë apo të zgjidhet në Komunat shqiptare, me flamurin e LSDM-së, apo VMRO-s, se janë dy partitë më të mëdha. Dhe, sidomos, kur tani që në një Komune shqiptare, janë të dy kandidatët shqiptarë në ballotazh, duhej ajo skena e mbrëmëshme që u pa në fushatën në Strugë, ku Ramiz Merko, e zhvilloi me LSDM-në, në prezent me një farë Lube Boshkovski, që është “faqja e zëzë” dhe turpi i çdo partie shqiptare, për të bër fushat ‘kundra” një shqiptari, që pak muaj më parë e lyen me gjak, shqiptari deri sa nuk i morën dhe jetën, të bëj fushat me flamurin e LSDM-së. Si mund dhe si do të ndjehet sot çdo shqiptar, qoft ai i Strugës, apo i gjithë shqiptarisë, kur e sheh të famshmin Lube Boshkovski, po thuajse në çdo tubim të BDI-së, në përkrahje të kandidatëve për kryetar komunash, aqsa sot në një foto që është shpërndar në rrjetet sociale, me kandidatin e BDI-së, Ramiz Merko, hedh edhe valle me flamurin maqedonas, deri në gëzim tejmase(ekstaz), për kandidatin shqiptar Ramiz Merkon. Të gjithë e dimë se Marrveshja Kornizë e Ohrit, e nëshkruar edhe nga shqiptarët, megjithse, nuk është arritur as 50%, e asaj që është nënshkruar, dhe së bashku të dy komunitetet shqiptarët dhe maqedonasit, kan punuar për krijimin e strategjisë së luftës jo të dhunshme, por për një jetë më të mirë dhe për pajtim mes njerëzve në Maqedoni. Deri edhe në atë të funksionimit të këtij shteti, kështu si e pranuan vet shqiptarët, megjithë “kompromisin” e dhimbshëm për shqiptarët, pra atë të bashkjetesës të një shteti multietnik, një shteti europian, që megjithse i vrau, i diskriminojë dhe i keq trajtojë shqiptarët, shqiptarët në Maqedoni, prapëseprapë u treguan se janë në rrugën e vetme, që Maqedonia, të shkoi andej nga perendon Dielli, pra Perendimi -BE-ja dhe SHBA, dhe jo nga Lindja – Rusia – nostalgjia e dikujt për të na sjell një “Vëllazërim – Bashkim” tjetër, mbas 27 vjetëve. Në asnjë mënyrë dhe moment si ky në Strugë, nuk duhet pranuar dhe nuk duhet të ndodhë që për arritjen e qëllimeve politike në politikë, një gjë që nuk u konvenon dhe u duhet aspak shqiptarëve, të kërkojnë apo të marrën fitoren, edhe duke hyrë në “Shpellën e djallit” për të gjetur fitoren. Kjo fitore as më pa dhe as më shumë do të ishte vetëm fitore e një fushatë e rrejshme, dhe në se fiton Merko, përsëri është një fitore e rrejshme, fushatë e fitore që po udhëhiqet nga thënja popullore “Se për inat së time re, do t’a shtije Djalin në dhe”, është e bazuar tërësisht në një qëllim të pastër politik, që po përdor BDI-ja, për konsumim të momentit, fushatës zgjedhore me ballotazhet në 29 Tetor. Por, që për shqiptarët, është sa e rrezikshme, dhe aq e dëmshme. Sepse, edhe sikur të zgjidhet shqiptari më i “keq” me vota e shqiptarve, prapëseprapë ai do të jet dhe, është më i miri, si për BDI dhe për Aleancën e Shqiptarve, 100 përqind edhe ngase ai që do të zgjidhet me votat e LSDM-s. Jo më me votat e atyre që duan të sjellin nostalgjinë “vëllezërve” të ish “Jugosllavisë”, që duan më shumë shtetin e “përbashkët” Socialkomunist jugosllav, se sa një shqiptarë, vetem e vetem që të zgjidhet Kryetar Komune në Strugë, nga votat e maqedonasve. Do të ishte mirë dhe kështu duhet të ndodh në Strugë, të djelën, që shqiptari do të zgjedh shqiptarin! Përmëtepër, që mos jetësohet Kryetari i Strugës i “Vëllazërim – Bashkimit”, me këtë soj të politikanës të cilët ata kan 16 vjet që ju duket se po bëjnë dhe thonë diçka, por në fakt, skan bër dhe skan për të bër asgjë !StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...