Reklamo ketu



Në tre muaj,1200 maqedonas marrin shtetësi bullgare

Shkup, 17 prill – Ndryshojnë rregullat, tani më lehtë deri tek pasaporta bullgare. Prej janarit e deri tani, 1200 shtetas të Maqedonisë kanë marrë shtetësi bullgare, ndërkohë që prej vitit 2001, 71.524 persona kanë marrë shtetësi bullgare në Republikën e Maqedonisë. Kështu ka deklaroi nënkryetarja e Bullgarisë, Iliana Jotova, ndërsa ka thënë se nga fillimi i mandatit të kryetarit Rumen Radev, në janar të këtij viti, edhe 1184 qytetarë të Maqedonisë janë pajisur me shtetësi bullgare. Me këtë rast, ajo ka thënë premtime se në të ardhmen, do të lehtësohet regjimi për të arritur deri tek shtetësia bullgare. “Ju premtojmë se së shpejti do të lehtësohen procedurat për të fituar shtetësi bullgare”, është shprehur Jotova për televizionin shtetëror bullgar. (koha.mk)