Në Veleshtë në shtëpinë time tek rrapat-poezi nga Xheladin Muça

NË SHTËPINË TIME TEK RRAPAT
(Nënës)

Në Veleshtë
nē shtëpinë time prej guri
nën hijen e rrapave
shtoja shtat me përrallat e gjyshes
dhe fëmijëria shndërriste me tingujt e motrës.
Në shtëpinë time
nëna veleshtare
e kokone
me duart e saj kallëp sapuni
gatuante bukë për gjashtë fëmijë
e qielli derdhej në sytë e saj.
Ah, e fundit ulej në sofër ajo.
Në shtëpinë time
nëna me fije dashurie arnonte teshat
dhe me fije ari arnonte ëndrrat tona.
Sytë liqe pa dallgë
mbanin vdekjen e nënës së saj.
Në shtëpinë time
nëna paqësisht rriste gjashtë fëmijë
edhe kur ëndrrat zverdheshin
si gruri që e korrte me drapër.
Nëna ime na mësoi të shikojmë përtej horizontit
përtej kohës…
Në shtëpinë time
aty te rrapat prej guri elbasançe,
shihej gruri në lëmë me kal
piqej kafe e ziej raki
dhe dera e madhe gjithmonë rrinte hapur
për miqë e dashamirë.StrugaLajmStrugaLajm

Foto – Nëna, motra dhe unëStrugaLajm


Loading...
loading...