NE VEND TE LAMTUMIRES PER HYRMETE POLLOZHANI-LATIFI

Shpëtim Pollzhani

Ishte qeshori i vitit 1981. Ne te gjitha trojet shqiptare ne ish Jugosllavi zhvillohej nje lufte e eger kunder inteligjences shqiptare. Ne Struge kesaj fushate i paraprinin Kolo Bashur,Trajan Hiohi & kuislinge shqiptare. Ne spitalin ku punonte Hyrmete si laborante u larguan- diferencuan dy kuadrot me te mire ne kete Qender, ata ishin:dr Agim Pollozhani dhe infermierja Senia Pollozhani- Vinca. Pasi e lexoi akuzen, e cila ishte e ngjajshme me ato te Inkuizicionit mesjetat, Trajan Hiohi, i derguari i Komitetit tha: e mbyll mbledhjen duke i larguar nga puna keta dy nacionalista dhe iredentista.
Si bombe ne mes te salles ushtoi zeri i Hyrmetes, e cila ne stilin e nje burneshe, ne kohen kur shume meshkuj ishin fshehur ne dimite e grave tha: ju jeni armiqte e vertete te popullit shqiptar dhe jo keta qe i diferenconi. Keta te dy jane nga ata qe nuk ka pasur asnje ankese nga pacientet, dhe, vazhdoi…..

Ne nje rast tjeter, per ta provokuar, drejtori i atehershem i spitalit dr Mitre Terpenoski( ky ishte dy mandate deputet ne ,,demokraci” dhe, i njejti eshte inspirues i Krste Mukoski, ai qe e hapi deren e Parlamentit ne 27 prill 2017) e kishte vendosur shtrember fotografine e Titos-Nasradinit, per ta akuzuar Hyrmeten, dhe, kur ai i kishte thene qe ta drejtonte fotografine, ajo ia pati perplasur ne fetyre duke i thene: ne rast se e do fotografine e drejtuar, drejtoe vete……thjeshte sa per t’ua fraskuar kujtesen me te cilen kemi pakes si teper problem.


Loading...
loading...